FOTO/ Ja si do të jetë moti për javën që vjen

FOTO/ Ja si do të jetë moti për javën që vjen

14:08, 03/09/2023
A+ Aa A-

Temperatura të larta në bregdet dhe reshje shiu në zonat lindore dhe juglindore.

Kështu pritet të jetë moti për javën tjetër, bën të  ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në parashikimin e tij.

Parashikimi i motit për javën që vjen:

Këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa. Moti do të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura pjesën më të madhe të ditëve.

Ditën e Hënë dhe ditën e Martë do të kemi prezente reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar përgjatë pjesës lindore dhe juglindore të vendit. Temperaturat do të pësojnë rënie dhe vlen të theksohet elementi i erës që intensifikohet në drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të arrijë deri 18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë.

Pas ditës së Mërkurë do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët të përqendruara në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra, më së shumti përgjatë relieveve kodrinore malore. Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa era pas ditës së Enjte do të jetë me drejtim veriperëndim-juglindje 1-8m/s. Në bregdet e lugina era do të fryjë me shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Ju falënderojmë që na ndiqni dhe ju urojmë javë të këndshme!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco