SYRI TV/ Mungesë kushtesh në konviktet e Qytetit Studenti, aktivistët denoncojnë abuzimin me fondet

14:29, 02/09/2023
A+ Aa A-

Një muaj para nisjes së vitit të ri akademik, studentët ankohen për kushtet në konvikte, mungesën e mensës dhe ngrohjes, të cilat edhe pse janë detyrime ligjore nuk po u garantohen, duke ua bërë kështu koston e shkollimit të papërballueshme. Në një deklaratë për mediat, aktivistë e studentë ngritën shqetësimin mbi mungesën e kushteve në konvikte, teksa hodhën akuza edhe për abuzime me fondet publike nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe drejtoresha e konvikteve, Anila Shehu.

Nga SYRI TV

Teksa një muaj na ndan nga nisja e vitit të ri akademik 2023-2024, konviktet ende nuk plotësojnë kushtet kryesore për të pritur studentët.

Krahas strehimit, rezidencat studentore kanë për detyrë të ofrojnë shërbimin e ngrohjes dhe mensave, detyrim që nuk është përmbushur, duke ua bërë kështu të papërballueshme shpenzimet studentëve.

Përmes një deklarate për mediat, aktivistët kanë treguar se në konvikte nuk ofrohen as kushtet minimale, duke bërë krahasimin me Kosovën, ku tarifa është më e ulët dhe studentët i marrin të gjitha shërbimet.

Studentët kanë nxjerrë në pah shumat marramendëse që janë shpenzuar me tenderat për rikonstruksion të godinave, ndërsa evidentuan abuzimet me fondet dhe shkeljet nga bashkia Tiranë dhe drejtoria e konvikteve, të cilat janë listuar edhe në një audit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Mungesa e kushteve në konvikte është ngritur si shqetësim prej kohësh nga studentë dhe aktivistë, të cilët krahas peticioneve që kanë hartuar, po ndjekin edhe rrugët ligjore për të kërkuar drejtësi. 

Gazetar: F. Çela

Operator: M. Dervishi

Montazhier: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco