SYRI TV/ Çmimet varfërojnë pensionistët, Braho: Nuk kemi para të blejmë perime

13:09, 02/09/2023
A+ Aa A-

Rritja e çmimeve po varfëron shqiptarët. Silvana Braho është një e moshuar nga Gjirokastra, e cila tregon se pensioni që merr nuk i mjafton për të siguruar jetesën për një muaj. Si ajo, edhe shumë pensionistë të tjerë, tregojnë se rritja e çmimeve, ka shtuar kostot e jetesës.

Nga SYRI TV

Silvana Braho është 80-vjeçe. Ajo jeton në qytetin e Gjirokastrës. Si shumë pensionistë të tjerë në vend, edhe Silvana çdo ditë del në marketin e lagjes për të blerë produkte të shportës, për të siguruar ushqim për familjen.

Pensioni i saj është vetëm 20 mijë lekë në muaj, të ardhurat kryesore që ajo mban familjen. Vetë e moshuara, tregon se me aq para, nuk arrin të sigurojë produktet bazë deri në fund të muajit, pasi Silvana Braho tregon se i duhen miminalisht 30 mijë lekë shpenzime për ushqime për të mbijetuar.

Në të tilla kushte, Silvana por dhe shumë pensionistë të tjerë mbeten borxh në markete, teksa sipas tyre çmimet janë rritur dhe shteti i ka braktisur.

Nga ana tjetër, çmimet e produkteve kryesore të shportës kanë njohur vetëm rritje. Madje, edhe fruta-perimet, këtë vit kanë qenë më shtrenjtë se asnjëherë tjetër, ku një kg domate nuk ka rënë nën 150 lekë ndërsa vijojnë të mbeten të larta edhe çmimet e zarzavateve të tjera, të domosdoshme për jetesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco