Përfaqësuesja e LGBT sulmon kishën: Propoganda juaj më e dëmshme për fëmijët, propagandoni incest

11:57, 06/03/2023
A+ Aa A-

Numri i fëmijëve që kërkojnë të bëhen pjesë e komunitetit LGBTQIA+ po rritet në mënyrë të shpejtë e shumë të frikshme. Kështu thonë rezultatet e studimit më të fundit të zhvilluar nga “Gallup”.

Përmes një sondazhi të zhvilluar në shkolla të ndryshme, “Gallup” ka zbuluar se një numër në rritje i fëmijëve në gjeneratat e reja po identifikohen si anëtarë të grupit më të famshëm në botë. 

Hipotezat e para, janë se fëmijët iu bashkohen këtyre grupeve për shkak se ndihen të dëshpëruar dhe kanë nevojë për drejtim.

E ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, transgjinorja Luana Myrto, u shpreh se ajo çfarë po bën LGBTQ nuk shtë propagandë, duke akuzuar kështu se propaganda dhe mesazhet më të këqija po jepen në institucione fetare, si kisha.

Nëse flasim për propagandë dhe ty nuk të shqetësoka propaganda që u bëka çdo të dielë nëpër kisha, ku propagandohet profeti me bijat e tij dhe incesti familjar”, u shpreh Luana gjatë debatit.

"Është e vërtetë që çdokush bën propagandë, propagandë bën edhe zonja Pano, bën ditën e dielë me bashkëshortin e saj, propagandë bëjmë dhe ne. Por propaganda jonë është se ne po kërkojmë të drejta dhe barazi.

Unë nuk e kuptoj se kush ka shkuar te fëmijët, rrejtet sociale janë të pakontrolluara, çdokush e ka aksesin, unë nuk e kuptoj pse ju shqetëson propaganda jonë që themi “mos bullizoni”, respektoni të drejtat.

Nëse flasim për propagandë dhe ty nuk të shqetësoka propaganda që u bëka çdo të dielë nëpër kisha, ku propagandohet profeti me bijate e tij, incesti, tregohen lloj lloj historsh të tjera në Bibël, a nuk është kjo një propagandë dhe një gjë që ti i stis fëmijës në mendje? Ne kemi disa të drejta, ne jemi mes jush, na respektoni, njësoj siç bullizohet dikush për hundën apo veshët e mëdhenj, ne bulliozhemi për orientimin. Dhe, propaganda që ne po bëjmë është që ne të respektojmë të drejtat, ne nuk është se po ju shtiem në kokë ose po ju tregojmë se sa kënaqësi është të jesh kështu dhe sa pakënaqësi është ashtu" u shpreh transgjinorja Myrto.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco