Devijohet trafiku nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta te rrethrrotullimi Shqiponja

Devijohet trafiku nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta te rrethrrotullimi Shqiponja

12:21, 27/10/2022
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të punimeve për projektin e rehabilitimit të segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta te rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3 në Tiranë, do të devijohet trafiku në këtë aks.

Punimet do të kryhen në dy faza.

“Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe aeroportin, pas daljes nga rrethrrotullimi i Mbikalimit të Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lot-it 3 dhe do të kenë akses në autostradë konkretisht në km 1+744, 200m para nënkalimit të “O-Zone”. Për automjetet që vijnë nga mbikalimi i Pallatit me shigjeta aksi kryesor nuk do të ketë ndryshim lëvizje.

Kohëzgjatja e punimeve në rrugën kryesore është parashikuar të zgjas për një periudhë 15-ditore”, njofton ARRSH.

Ndërsa pas përfundimit të fazës së parë, ARRSH njofton se do të paraqesë edhe planin e Menaxhimit të Trafikut Faza e Dytë, i cili është parashikuar të zgjasë për një periudhë 3-javore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco