SYRI TV/ Kriza: Fasoneritë po sjellin punonjëse nga Nepali e Filipinet

12:24, 26/10/2022
A+ Aa A-

Sektori fason është zhytur në krizë për shkak të mungesës së krahut të punës. Eksodi masiv ka detyruar këto kompani për të thithur punonjës nga vende të varfra. 190 gra nga Filipinet e Nepali pritet të punësohen së fundmi në një kompani shqiptare

SYRI TV

Eksodi masiv i shqiptarëve ka detyruar shumë kompani që të kthejnë sytë nga vendet e lindjes dhe të botës së tretë për sigurimin e fuqisë punëtore. Pas punëtorëve nga Bangladeshi, fasoneritë po sjellin gra nga Nepali e Filipinet për të punuar në këto ndërmarrje. 

Së fundmi raportohet për 150 gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet që janë sjell në Shqipëri nga një kompani, por kjo shifër pritet të rritet edhe më tepër.

Aktualisht në sektorin fason rezulton të ketë një mungesë prej 20.000 punonjësish. Por, duke qenë se procedura për marrjen e një vize zgjat rreth 120 ditë, këto kompani pritet ti kërkojnë qeverisë që të heq vizat me këto vende, në mënyrë që tu krijohen lehtësira për gjetjen e krahut të punës. Por pikëpyetje ngrihen mbi faktin se sa efikase janë këta punonjës në sektorin shqiptar, pasi në të shkuarën është provuar që emigrantët nga lindja, e kanë përdorur Shqipërinë si trampolinë për të emigruar më pas drejt vendeve të BE-së.

Problematika me mungesën e punëtorisë që ka nisur në 3-4 vitet e fundit, për 2022 është kthyer në shqetësim për ndërmarrjet shqiptare, shumica e të cilave është detyruar që të uli prodhimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco