Bojkoti/ Pedagogët nuk ndalen: Koha për një platformë të re universitare

Bojkoti/ Pedagogët nuk ndalen: Koha për një platformë të re universitare

10:48, 25/10/2022
A+ Aa A-

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, deklaroi sot se ka ardhur koha dhe nevoja për një platformë të re universitare.

Për këtë qëllim, ditën e mërkurë, ai lajmëroi se do të mbahet një forum për të diskutuar rreth saj. Sipas tij, mësimi do të vijojë të bojkotohet. 

“Procesi i ndjekjes së peticionit e protestat kanë nxjerrë në dritë nevojën për një platformë të re universitare. Nesër në orën 11 do të jetë një forum i gjerë me profesoratin, pedagogë, studentë, aktivistë, gazetarë. Do jetë ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të këtij grupimi, do jepet në forum përmbledhje e ideve që do përfshihen më pas në një platformë të re të universiteteve".

"Dekanët po mbledhin njerëzit për ti kërkuar mungesat. Do jenë para gjykimit të plotë të profesoratit pas dy vitesh. Vota nuk do manipulohet më. Do kërkojmë që përfshirja e studentëve në votim të jetë minimumi 20 përqind”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco