VIDEO/ Paradoksi në Tiranë, dritat i ndezin ditën dhe i fikin natën

23:05, 11/06/2022
A+ Aa A-

Qeveria prej kohësh ka paralajmëruar se jemi në krizë energjetike, por ajo që shihet në rrugët e kryeqytetit tregon krejt të kundërtën. Edhe në mes të ditës, ndriçuesit e natës qëndrojnë ndezur.

Ministrja Balluku ka thënë pak kohë më parë se për të kursyer energjinë elektrike duke qenë se jemi në krizë, dritat do fiken natën në disa rrugë kryesore.

Syri.Net ka siguruar me pamje se ndriçuesit e natës qëndrojnë ndezur ditën. Mbase ministrja ka harruar t'i fikë, ose ka harruar çfarë ka deklaruar për krizën.

Ajo çka rëndon mbi qeverinë dhe që nuk ka asnjë përgjegjës është abuzimi me shitjen e energjisë elektrike lirë dhe blerja shtrenjt të saj në të njëjtën kohë.

E thonë ekspertët, abuzim. Gjithashtu qeveria e Ramës zbarzi kaskadat deri në pikën e vdekjes, duke shkaktuar kështu dëme që zor se rikuperohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco