VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Porto Romanos në protestë kundër ndërtimit të rrugës së portit

14:43, 09/06/2022
A+ Aa A-

Dhjetëra banorë të Porto Romanos në Durrës protestuan duke kundërshtuar ndërtimin e rrugës së re që të çon drejt portit, nën pretendimin se nuk janë dëmshpërblyer për marrjen e pronës. Banorët thanë se rruga ka pasur gjurmë tjetër, ku është bërë dhe shpronësimi i tokës, por tashmë ka devijuar projekti.

Nga SYRI TV

Banorë të Porto Romanos në Durrës protestuan këtë të enjte duke kundërshtuar punimet e ndërtimit të rrugës së re, që të çon drejt portit.

Dhjetëra banorë të kësaj zone, pretendojnë se po u merret prona për ndërtimin e rrugës, pa u dëmshpërblyer. Sipas banorëve, për ndërtimin e rrugës është shpronësuar një pjesë toke disa metra larg gjurmës ku po punohet aktualisht.

Banoret thanë se tokat i kanë ata në pronësi me dokumente të rregullta, ndërsa veprimin e firmës kontraktore që po ndërton rrugën e cilësojnë si grabitje.

Për disa minuta, banorët bllokuan punën e makinerive të rënda që po ndërtojnë rrugën, por më pas janë larguar me ndërhyrjen e forcave të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco