Prindërit të pasigurtë/ Peticion kundër hapjes së shkollës ‘Emin Duraku’

Prindërit të pasigurtë/ Peticion kundër hapjes së shkollës ‘Emin Duraku’

10:07, 09/12/2019
A+ Aa A-

E rikonstruktuar vetëm dy vite më parë, shkolla 9-vjeçare ‘Emin Duraku’ në Tiranë është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por drejtoria e kësaj shkolle ka vendosur që të mbyllë vetëm shtesën që i është bërë ndërtesës, duke lejuar që të zhvillohet mësimi në pjesën tjetër të shkollës.

Por sot prindërit kanë kundërshtuar vendimin për të vijuar mësimin në godinën e shkollës. Aktualisht në shkollën ‘Emin Duraku’ mësimi do të kryhet te godina e 9-vjeçares, duke mbyllur pjesën e shkollës ku zhvillonin mësim klasat e fillores.

Ky vendim është kundërshtuar nga prindërit, të cilët kanë firmosur një peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit, duke refuzuar se të çojnë fëmijët në këtë shkollë deri sa t’u vihet në dispozicion certifikata e sigurisë për gjendjen e fizike të godinës së shkollës.

Prindërit thonë se kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës ‘Emin Duraku’ e cila  iu ka thënë se nuk e ka dokumentin e ekspertimit të godinës, e cila sipas saj ndodhet në Ministrinë e Arsimit.

Prindërve u ka mbërritur vetëm një mesazh, por jo ekspertiza e zhvilluar për ndërtesën e shkollës.

‘Shqetësimi juaj këto kohë ka qenë edhe shqetësimi ynë, pasi vetëm së bashku ne mund të kapërcejmë çdo vështirësi, duke krijuar për fëmijën tuaj kushte dhe mjedise të sigurta për vazhdimin e procesit mësimor. Nesër fëmija juaj do të nisë mësimin në shkollën ‘Emin Duraku'. Atje do të gjejë një staf të përkushtuar, me mësues, psikologë, oficerë sigurie, të cilët do të kujdesen që fëmija juaj të harrojë pamjet tronditëse të fatkeqësisë që sapo kaluam, duke iu rikthyer ritmit të zakonshëm të të nxënit. Atje do të gjejë gjithashtu miqtë dhe shokët e vet, do të gjejë ngrohtësinë e mësuesve, me të cilët do të vazhdojë të ngjitë…’, thuhet në letrën e shkollës, drejtuar prindërve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco