Veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë

Veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë

20:37, 04/01/2019
A+ Aa A-

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë, ku të ardhurat e banorëve të janë sa 24% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndërsa Instituti Shqiptar i Statistikave e renditi Kukësin si qarkun më të varfër në Shqipëri. Në lagjen Gostil në Veri të Shqipërisë varfërinë e gjen kudo.

Sipas përllogaritjeve del se të ardhurat për banorë në zonën e Veriut të Shqipërisë llogariten të jenë rreth 24% e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i raportit më të fundit të Eurostat sa i takon prodhimit të brendshëm bruto në nivel rajonal.

Shqipëria është e ndarë në tre rajone, Veriu, Jugu dhe Qendra. Të ardhurat për frymë të Veriut janë vetëm 23.8% të mesatares së Bashkimit Europian, shumë më të ulëta sesa rajoni i dytë më i varfër, që është Severozapaden i Bullgarisë, me 29.47%.

Rajoni i tretë më i varfër i Europës është Jugu i Shqipërisë, me  29.52% të mesatares së Bashkimit Europian. Më pas renditen Mayotte në Francë (33.27%), dy rajone të Bullgarisë Yuzhen tsentralen (33.53) dhe Severen  tsentralen (33.95).

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfërinë e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në mal të Zi është rreth 40%.

Pabarazitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme të BE-së mund t’i atribuohen një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë: ndryshimet e sjella nga globalizimi, trashëgimia e ish sistemeve ekonomike, zhvillimet socio-ekonomike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco