Si shumë prej nesh në Tokë, edhe astronautët gjatë një dite tipike misioni kanë kohë të caktuar për mëngjes, drekë dhe darkë, NASA thotë se menuja është “projektuar për të mbështetur shëndetin dhe performancën e ekuipazhit”.
Çfarë ka në menu?
Artemis II ka 189 ushqime të ndryshme, ndër më të zakonshmet janë tortijat, sallata me mango, fasulet jeshile pikante dhe granola me boronica.
Ka gjithashtu më shumë se 10 lloje pijesh, nga kafeja te smoothie me mango dhe pjeshkë, si dhe një pije mëngjesi me luleshtrydhe. Çdo astronaut ka të drejtë për dy prej tyre në ditë.
Ja pse
Ekuipazhi i Artemis II ka dhënë vetë mendimin e tij për përzgjedhjen e menusë, duke balancuar preferencat personale me kërkesat ushqyese dhe kufizimet e anijes kozmike Orion.
Këto ushqime duhet të jenë të lehta për t’u ruajtur, përgatitur dhe konsumuar në mikrogravitet, duke minimizuar thërrimet dhe mbetjet. Nuk ka ushqim të freskët në bord, pasi Artemis II nuk ka frigorifer.
Gjatë qëndrimit në bord, ekuipazhi përdor shpërndarësin portativ të ujit të Orion për të rihidruar ushqimet dhe pijet. Ka edhe një ngrohës ushqimi në formë çante për të ngrohur vaktet. / BBC – Syri.net
© SYRI.net