Një mjet i ri me IA rrit efikasitetin e transplanteve të organeve

Një mjet i ri me IA rrit efikasitetin e transplanteve të organeve

11:14, 16/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mjekët kanë krijuar një mjet me Inteligjencë Artificiale që mund të pakësojë me 60% përpjekjet e shkuara dëm për transplantet e organeve.

Mijëra pacientë në të gjithë botën presin për një dhurues dhe shumë kandidatë kanë ngecur në lista shumë më të gjata sesa numri i organeve të disponueshme.

Së fundmi, në rastet kur nevojitet një transplant mëlçie, rastet janë plotësuar duke përdorur dhurues që kanë vdekur nga arresti kardiak. Por në gjysmën e këtyre dhurimeve, transplanti anulohet.

Kjo ndodh për arsye se koha midis heqjes së aparaturave dhe vdekjes nuk duhet të kalojë 45 minuta. Nëse dhuruesi nuk ndërron jetë brenda afatit kohor që nevojitet për të ruajtur cilësinë e organit, kirurgët e refuzojnë mëlçinë për shkak të rrezikut të ndërlikimeve që mund të shfaqë te marrësi.

Tani mjekët e shkencëtarët e Stanford University kanë kirjuar një model që parashikon nëse një dhurues ka gjasa të vdesë brenda afatit që mundëson transplantin e organeve.

Mjeti me IA tejkaloi gjykimin e kirurgëve më të mirë dhe pakësoi me 60% ritmin e procedurave të padobimshme që ndodhin kur përgatitjet për transplantin kanë nisur, por dhuruesi vdes më vonë.

Rrjedhimisht, kjo pakëson vështirësinë financiare dhe operacionale në qendrat e transplantit.

IA u trajnua në të dhënat e më shumë se 2 mijë dhuruesve në disa qendra transplanti në SHBA. Ajo përdor të dhëna neurologjike, respiratore dhe të qarkullimit për të parashikuar saktësisht përshkallëzimin e gjendjes së një dhuruesi të mundshëm organesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco