FOTO/ Zbulohen kocka në Shpellën e Kopilës, Leskovik

FOTO/ Zbulohen kocka në Shpellën e Kopilës, Leskovik

21:38, 01/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Shpellën e Kopilës, brenda liqenit termik të zbuluar disa muaj më parë, janë gjetur mbetje kockash që dyshohet se janë njerëzore. Zbulimi u bë gjatë një ekspedite nga disa banorë lokalë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Policia ka ngritur një grup hetimor dhe ka siguruar vendin e ngjarjes. Po kryhen veprimet hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë për të përcaktuar origjinën e kockave dhe rrethanat e gjetjes.

Image

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje nëse kockat i përkasin personave të zhdukur kohët e fundit apo janë më të vjetra, ndërkohë që analizat laboratorike, përfshirë testet ADN dhe datimin, pritet të japin përgjigjet përkatëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco