Zbulohen specie zvarranikësh fluturues 200 milionë vjeçarë

Zbulohen specie zvarranikësh fluturues 200 milionë vjeçarë

19:10, 09/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një specie e re pterosauri, një zvarranik fluturues që ka jetuar mbi dinosaurët më shumë se 200 milionë vjet më parë, është zbuluar nga shkencëtarët pas analizës së një fosili të zbuluar në vitin 2011 në Arizona. Pas më shumë se një dekade, teknologjitë moderne të skanimit kanë bërë të mundur identifikimin e veçorive unike të këtij krijese, të quajtur Eotephradactylus mcintireae – që përkthehet “perëndesha e agimit me krahë hiri”. Emri është frymëzuar nga hiri vullkanik që ndihmoi në ruajtjen e nofullës së saj në një shtrat të lashtë lumi.

Kocka e nofullës, me madhësinë e një pulëbardhe, ishte ruajtur në një shkëmb rreth 209 milionë vjeçar dhe tashmë konsiderohet si fosili më i hershëm i një pterosauri i zbuluar në Amerikën e Veriut. Sipas studiuesve të Muzeut Kombëtar të Historisë Natyrore Smithsonian, ku u drejtua kërkimi, kjo është një nga provat më të hershme të zvarranikëve fluturues që kanë jetuar gjatë periudhës triasike në superkontinentin Pangea.

Zona ku u gjet fosili ndodhet në Parkun Kombëtar të Pyllit të Petrifikuar dhe ka ruajtur një pasqyrë të rrallë të jetës së lashtë. Përveç nofullës së pterosaurit, aty janë gjetur kocka të tjera, dhëmbë, luspa peshku dhe madje edhe koprolite – jashtëqitje të fosilizuara. Kjo sugjeron një ekosistem të pasur që përfshinte amfibë gjigantë, paraardhës të krokodilëve, si dhe kafshë që ende ekzistojnë sot si bretkosat dhe breshkat.

Studimi i dhëmbëve të pterosaurit ka dhënë edhe të dhëna për dietën e tij – sipas Dr. Kligman, konsumimi i lartë në majat e dhëmbëve sugjeron se ushqimi i tij përbëhej nga peshq primitivë të blinduar me luspa kockore. Gjetjet janë publikuar në revistën shkencore Proceedings of the National Academy of Sciences, dhe për shkencëtarët ky zbulim mund të hapë rrugën për identifikimin e fosileve të ngjashme edhe në rajone të tjera të botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco