Shenjat dhe simptomat e alergjive stinore

Shenjat dhe simptomat e alergjive stinore

10:21, 13/04/2024
A+ Aa A-

Alergjitë stinore shkaktojnë simptoma të frymëmarrjes të ngjashme me të ftohurën e zakonshme, të tilla si kollitja, teshtitja ose hundët e bllokuara. Megjithatë, simptomat mund të variojnë. Simptomat e alergjisë kanë tendencë të godasin të gjitha njëherësh, kur bien në kontakt me një alergent.

Nëse prekeni nga alergjia, sistemi juaj imunitar një substancë që zakonisht është e padëmshme për shumicën e njerëzve, e merr si kërcënim dhe kalon në gjendje mbrojtjeje. Histamina është një substancë e prodhuar nga trupi, si pjesë e mekanizmave të tij mbrojtës.

Alergjitë stinore janë përgjigje të sistemit imunitar të shkaktuara nga ekspozimi ndaj alergentëve që vijnë nga polenet e luleve, kafshëve shtëpiake, pluhurave, ushqimeve, etj.

 Alergjitë stinore ndodhin, kur trupi prodhon antitrupa ndaj disa substancave të tilla si polenet e luleve, e si rrjedhojë sistemi juaj imunitar reagon në mënyrë të tepruar ndaj këtij alergenti në natyrë. Trupi lëshon një kompleks substancash për të luftuar atë që e percepton si një substancë të dëmshme. Një nga këto substanca është histamina.
Histamina shkakton shumë simptoma të zakonshme alergjie.

Me fjalë të tjera, sistemi imunitar çliron antitrupa për të luftuar diçka që në fakt nuk është e dëmshme.
 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco