Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Studimi, një njeri që fle pak do të ndihet më i vjetër

Studimi, një njeri që fle pak do të ndihet më i vjetër

09:10, 05/04/2024
A+ Aa A-

Gjumi është mjaft i rëndësishëm edhe për moshën e perceptuar. Përtej gjithë benefiteve,një gjumë i mirë e i rregullt të bën të ndjesh moshë më të re e më energjike. Ajo çka është ë rëndësishme, nuk është thjesht  mosha më e re në vetvete ne kuader të bukurisë, por adoptimi i një stili jete më të shëndetshme.

E kundërta ndodh me mungesën e gjumit, dhe sipas  një studimi të kryer, mjaftojnë 2 netë pa gjumë, që trupi të ndjejë 4 vite më shumë se mosha anagrafike. Dhe kjo ndikon në një zinxhir të gjatë, kryesisht në një rutinë që i përshtatet pikërisht një moshë tjetër, më të madhe.

Autorët e studimit, të cilët thonë se është vetëm pikënisja e studimeve të reja në këtë fushë, shpjegojnë se mosha varet shumë nga zakonet tona. Cilësia e gjumit është vendimtare, pasi ndikon moshën reale me benefite jo vetën psikologjike duke e bërë njeriun të ndihet më i ri, por edhe të jetë më i prirur për eksperienca sociale dhe fizike më aktive. 

Klan News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco