Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Krijohet lopa e parë transgjenike që prodhon insulinë. Shpresë për diabetikët

Krijohet lopa e parë transgjenike që prodhon insulinë. Shpresë për diabetikët

09:25, 21/03/2024
A+ Aa A-

Një lajm interesant vjen nga shkencëtarët brazilianë të cilët kan lajmëruar krijimin e lopës së parë transgjenike që prodhon insuline njerëzore në qumështin e saj.

Pas shumë vitesh punë kërkimore dhe dështimesh të një grupi studimor nga universitetet e Ilinois dhe Sao Paolo, është arritur të përftohet insulinë, që është vendimtare për diabetikët.

Ekperimenti është kryer në Brazil, ku një segment AND-je njerëzore për prodhim proinsuline është vendosur në 10 embrione lopësh.

Qëllimi ishte të prodhohej proinsulinë, që më pas të purifikohej e të kthehej në insulinë të pastër, por lopa e ka kryer këtë proces në mënyrë natyrale, çka ishte e papritur për ekipin shkencor.

Sasia e përftuar e insulinës ishte disa gramë për litër, çka konsiderohet arritje e madhe dhe një metodë shumë e mirë për të zëvëndësuar ato aktuale, të bazuara në maja dhe baktere të modifikuara gjenetikisht.

Hapi i radhës është të klonohet lopa e parë transgjenike për të rritur mundësitë e prodhimit të pastër të insulinës, që është mjaft e rëndësishme për miliona njerëz në mbarë botën që vuajnë nga diabeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco