6 ushqimet që duhet të shmangni për një gjumë sa më të mirë dhe cilësor

6 ushqimet që duhet të shmangni për një gjumë sa më të mirë dhe cilësor

12:36, 24/01/2024
A+ Aa A-

E gjeni veten duke u rrotulluar gjatë natës, pasi çfarëdo që të bëni, nuk mund t’ia ‘këpusni’ dot një sy të mirë gjumi? Epo, kjo mund të vijë nga ushqimet që përdorni para se të shtriheni për të fjetur. Pra, çfarë mund të bëni tani që të mos mbeteteni pa gjumë dhe të bëni gjumin që meritoni? Për fat të mirë, përgjigja është shumë e thjeshtë: duhet vetëm të konsumoni ushqimet e duhura para se të flini.

Salcat pikante

Ushqimet pikante mund të shkaktojnë urth dhe dispepsi, duke e bërë të vështirë relaksimin dhe gjumin e qetë. Shmangni pjatat pikante para gjumit dhe zgjidhni alternativa më të buta për të parandaluar këto shqetësime.

Domatet

Domatet janë gjithashtu acide dhe mund të kontribuojnë në urth, veçanërisht kur konsumohen afër orarit të gjumit. Ju sugjerojmë të kufizoni salcat ose pjatat me bazë domate në mbrëmje.

Çokollatat

Disa copa të vogla çokollate mund të duken të padëmshme, por ato përmbajnë nivele të larta kafeine. Kjo kafeinë mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në sistemin tuaj, duke ju lënë me sytë si poça në mes të natës.

Lëngjet

Lëngjet duhet t’i konsumoni 2 orë përpara se të fikni dritat. Në këtë mënyrë ju evitoni të mbushni të gjithë fshikëzën para se të shtriheni për në krevat dhe zgjimin e pashmangshëm nga gjumi për t’u zbrazur.

Sushi

E dimë që janë shumë të mira, por sushi përmban nivele të larta të tiraminës, një stimulues natyral që do t’ju mbajë zgjuar dhe vigjilentë përgjatë natës.

Biftek

Sistemet tona të tretjes ngadalësohen deri në 50 për qind gjatë natës, kështu që mishi me proteina të larta, veçanërisht ato yndyrore, duan një kohë veçanërisht të gjatë për t’u tretur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco