Teknikë e re për rigjenerimin e tendinave

Teknikë e re për rigjenerimin e tendinave

09:26, 12/01/2024
A+ Aa A-

Rigjenerohen tendinat me anë të biomaterialeve dhe ultratingujve. Rezultatin e ka arritur një bashkëpunim i shumë instituteve shkencore kryesore nga ai Sant Anna i Pisës dhe i publikuar në revistën ACS Nano, ku tregohet dhe efikasiteti i kësaj teknike, që në thelb do te trajtonte osteroartritin, duke evituar protezat tek pacientët ne rastet e rënda.

Ky është hapi i parë, ndërkohë që së shpejti pritet të nisë faza eksperimentale klinike mbi pacientët. Për momentin, e vetmja zgjidhje për osteoartriti është proteza në gju për shembull. Dhe pikërisht një zgjidhje më pak invasive e efikase është ajo e propozuar së fundmi, që konsiston në një biomaterial inovativ, ku inkapsulohen qeliza staminale të vetë pacientit.

Ky material, injektohet në artikulacionet me probleme, dhe kur stimulohet me ultratinguj dhe ngarkesa elektrike, bëjnë që qelizat staminale të zhvillohen në qeliza tendinash. I njëjti stimul gjithashtu ndikon në uljen e inflamacionit, që krijon problem primar në këtë lloj patologjie.

Aktualisht janë duke u zhvilluar testet preklinike, dhe ekipi kërkimor shprehet se kjo teknike është mjaft e sigurtë dhe efikase, duke u bazuar në rezultatet e deritanishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco