Dietat vegane i bëjnë gratë më të uritura për s*ks

Dietat vegane i bëjnë gratë më të uritura për s*ks

14:05, 08/01/2024
A+ Aa A-

Dietat vegane mendohet se përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe të ndihmojnë të biesh në peshë. Por një eksperiment i ri i bazuar tek binjakët ka zbuluar një përfitim tjetër: ato mund të rrisin dëshirën tuaj seksuale.

Studiuesit me bazë në Kaliforni zbuluan se gratë që ushqeheshin me një dietë vegane për tetë javë kishin dy herë më shumë gjasa të shihnin pornografi, krahasuar me ato që nuk ishin vegane.

Studimi i bën jehonë hulumtimeve të mëparshme tek meshkujt që zbuluan se ndjekja e një diete vegane zvogëlon rrezikun e mosfunksionimit erektil. Ekspertët kanë supozuar më parë se ngrënia e më shumë bimëve mund të përmirësojë rrjedhën e gjakut, gjë që mund të përmirësojë funksionin seksual.

Zbulimet e fundit u shfaqën në një dokumentar të ri të Netflix, You Are What You Eat.

Dokumentari bazohet në kërkime që ndjekin 22 grupe binjakësh, teksa njëri fillon një dietë vegane për tetë javë dhe tjetri një plan ushqimor ku hahet gjithçka.

Të gjithë pjesëmarrësit u inkurajuan gjithashtu të ushtroheshin më shumë se zakonisht. Secili iu nënshtrua një sërë testesh gjatë ndërhyrjes për të zbuluar se si dieta e tyre ndikoi në shëndetin e tyre. Për eksperimentin mbi epshin seksual, ekspertët në Universitetin e Stanfordit u kërkuan katër grave që të shikonin video të ndryshme – përfshirë ato pornografike.

Pajisjet laboratorike u përdorën ndërsa ata shikonin për të matur temperaturën e organeve të tyre gjenitale - një tregues i njohur i eksitimit.

Fillimisht, pjesëmarrëset panë një dokumentar mbi zogjtë, për të vlerësuar matjet bazë.

Më pas zgjodhën një material pornografik. Kjo u krye si në fillim ashtu edhe në fund të studimit, për të vlerësuar ndikimin e dietës.

Në fund të eksperimentit, të katër gratë ishin më shumë se dy herë më të eksituara nga pornografia - duke treguar se vetëm ushtrimet mund ta rrisin dëshirën seksuale.

Megjithatë, pjesëmarrëset vegane patën rezultate edhe më të mira, duke rritur dëshirën e tyre seksuale me më shumë se 300%.

Studimet e mëparshme, përfshirë edhe sondazhe, kanë zbuluar se njerëzit që hanë një dietë vegane raportojnë dëshira më të larta seksuale dhe një jetë seksuale më të kënaqshme.

Nuk është e qartë pse - megjithatë ekspertët kanë sugjeruar më parë se kjo mund të jetë për shkak të efekteve pozitive të lëndëve ushqyese të perimeve mbi enët e gjakut, gjë që përmirëson rrjedhjen e gjakut në organet gjenitale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco