Shkencëtarët zbulojnë antibiotikun e ri/ Vret bakteret vdekjeprurëse rezistente ndaj ilaçeve

Shkencëtarët zbulojnë antibiotikun e ri/ Vret bakteret vdekjeprurëse rezistente ndaj ilaçeve

21:28, 04/01/2024
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë krijuar një lloj krejtësisht të ri antibiotiku që mund të trajtojë bakteret vdekjeprurëse rezistente ndaj ilaçeve, raporton The Sun.

Zosurabalpin mposhti shtamet e Acinetobacter baumannii (CRAB) rezistente ndaj karbapenemit, një bakter vdekjeprurës rezistent ndaj shumicës së llojeve të tjera të ilaçeve.

Ekspertët e kanë konsideruar zbulimin si "emocionues" dhe kanë thënë se ai ofron "shpresë" për infeksione të tjera të vështira për t'u trajtuar.

Ilaçi tani është duke u testuar në njerëz.

Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve ( AMR ) vrasin mbi 1 milion njerëz në mbarë botën çdo vit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH ) paralajmëron se planeti po shkon drejt një epoke 'post-antibiotike'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco