Del në treg ilaçi që lufton depresionin pas lindjes, kushton mijëra dollarë

Del në treg ilaçi që lufton depresionin pas lindjes, kushton mijëra dollarë

12:07, 15/12/2023
A+ Aa A-

Pilula e parë orale e miratuar në Shtetet e Bashkuara për trajtimin e depresionit pas lindjes tani është e disponueshme me recetë, sipas prodhuesve të barnave.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi terapinë, të quajtur Zurzuvae, në gusht. Produkti, i cili është tani në farmaci, mund t'u jepet pacientëve, njoftuan autoritetet amerikane. 

Por, kjo kurë nuk kushton pak. Mjekimi kushton 15,900 dollarë dhe kjo ka ngritur disa shqetësime se sa njerëz do të jenë në gjendje ta përdorin atë.

Ilaçi zurzuvae jepet në dy kapsula 25 miligramëshe në ditë, në një afat kohor prej 14 ditësh me qëllim që të trajtohen të rriturit me depresion pas lindjes, një sëmundje serioze mendore që mund të zhvillohet në rreth 1 në 7 nënat e reja pas lindjes.

Prodhuesit e barnave vunë re se njerëzit që merrnin Zurzuvae në provat klinike kishin reduktime më të larta në simptomat e tyre depresive krahasuar me ata që merrnin tableta të tjera. 

Gjatë depresionit të rëndë pas lindjes, gratë nuk janë në gjendje të funksionojnë me rutinat e përditshme dhe shpesh kanë mendime të përsëritura për vetëvrasje, lëndim të vetvetes ose dëmtim të foshnjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco