4 mënyra natyrale se si të rrisni imunitetin gjatë dimrit

4 mënyra natyrale se si të rrisni imunitetin gjatë dimrit

19:15, 06/12/2023
A+ Aa A-

Sa më shpejt kalojnë vitet, edhe trupi jonë fillon të lodhet, prandaj edhe sistemi imunitar fillon të dobësohet më shumë.

Nëse në dimër ju prekeni lehtë dhe shpejt nga ndonjë sëmundje, atëherë do të thotë që sistemi juaj imunitar nuk është aq i fortë.

Për të forcuar sistemin imunitar duhet të veproni si më poshtë:

Vitamina C është një aleat i rëndësishëm për të shmangur infeksionet dhe për të parandaluar ato. Por nuk duhet të abuzoni me këtë vitaminë, sepse ka edhe efekte anësore. Duke qenë se dimri është sezoni i portokalleve, atëherë do t’ju bënte mirë që të konsumoni një lëng portokalli në mëngjes.

Majdanozi është i pasur me vitamin C, prandaj mos e anashkalaoni, sidomos nëpër sallata. Gjithashtu, një aleat tjetër është hudhra, të cilën mund ta konsumoni me kos.

Një tjetër mineral që duhet të konsumoni është magnezi, i cili parandalon gripin dhe sëmundjet e tjera të dimrit.

Mbi të gjitha, kini parasysh që të bëni një jetë të shëndetshme.

Shmangi ajrin e ndotur, bëni ushtrime, parandaloni stresin dhe bëni gjumë të rehatshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco