Insekticidet në ushqime dëmtojnë riprodhimin te burrat

Insekticidet në ushqime dëmtojnë riprodhimin te burrat

10:10, 23/11/2023
A+ Aa A-

Perdorimi i insekticideve ndikon në fertilitetin mashkullor. Me saktësisht, sasia dhe cilësia e spermës është reduktuar ndjeshëm gjatë 50 viteve të fundit. Shifrat flasin qartë, koncentrimi i spermatozoidëve ka kaluar nga 101.2 mln në 49 mln për mililitër, ku pikënisja janë vitet 70, në krahasim me sot.

Kjo është vënë në dukje nga një revizionim i 50 viteve statistika dhe punë kërkimore që është realizuar nga universiteti “George Mason” në SHBA. Sipas autorëve të studimit, insekticidet përbëjnë një shqetësim të madh për shëndetin publik dhe për meshkujt kryesisht, të cilët duke qënë të ekspozuar dhe në kontakt me ujin dhe ushqimin e ndotur nga këto substanca, preken pikërisht në riprodhim, gjë që tashmë është e dokumentuar.

Studiuesit kanë vlerësuar pasojat e insekticideve, duke marrë nën studim të dhënat e 1700 meshkujve të rritur nga 4 kontinente, të ekspozuar ndaj dy llojeve shumë të përdorura në Evropë, Azi, Amerikë e Veriut dhe Jugut. Pra reduktimi me 51% është i koncentrimit të spermës është mjaft shqetësues dhe komuniteti shkencor bën thirrje për normativa më të rrepta dhe ligje ndërkombëtare që mund të frenojnë këtë fenomen që prek shëndetin riprodhues human.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco