A duhet ta dijë fëmija që ka autizëm? Mjeku tregon rastin e 20-vjeçarit

A duhet ta dijë fëmija që ka autizëm? Mjeku tregon rastin e 20-vjeçarit

09:37, 23/11/2023
A+ Aa A-

Inteligjenca Artificiale mund të aplikohet për të diagnostikuar më herët autizmin. Aktualisht është kryer një punë kërkimore në këtë fushë dhe ka arritur të jete e ekstremisht e saktë në 98.5% të rasteve tek fëmijë nga 24-48 muajsh.

Mjeku logoped Erges Eskiu tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se prindërit duhet të kenë besim dhe duhen orientuar si ta ndihmojnë fëmijën në shtëpi, pasi pjesa më e madhe e kohës kalon në shtëpi.

 I pyetur nëse i duhet treguar fëmijës që është me autizëm, ai tha se kjo është një gjë e parëndësishme, sepse deri në një moshë fëmija nuk e kupton dhe kur rritet e rëndësishmja është si ndihet.

“Mund të mos ja thuash, por në atë moshë fëmijët nuk e kuptojnë. Dje pata rastin që të shihja një djalë me autizëm dhe ai thotë unë nuk kam autizëm, nuk jam autik, kam mbaruar punë me terapitë e autizmit”, tha mjeku.

“Autizmi është vetëm një term mjekësore që përdoret mes komunitetit të mjekëve, për të sëmurin ka nevojë të kuptojë që nëse shkon te mjeku përkatës të ndihmon”, u shpreh mjeku neurokirurg Artur Xhumari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco