Katër mënyra natyrale për të stimuluar qarkullimin e gjakut

Katër mënyra natyrale për të stimuluar qarkullimin e gjakut

09:30, 23/11/2023
A+ Aa A-

Qarkullimi i gjakut pa pengesa është një nga detyrat më të rëndësishme që ka trupi i njeriut, por ndonjëherë një proces i tillë ka nevojë për një shtysë të jashtme.

Qarkullimi i gjakut nis në pjesën e majtë të zemrës.

Nga këtu, gjaku qarkullon në të gjitha organet dhe kthehet sërish në zemër, këtë herë në anën e djathtë saj.

Gjatë ndalesës në mushkëri, gjaku oksigjenohet sërish dhe bashkë me oksigjenin, organet marrin edhe ushqyesit e nevojshëm.

Detyrat E sistemit qarkullues të trupit

Sistemi ynë qarkullues ushqen qelizat me oksigjen dhe ushqim. Nëpërmjet urinës dhe frymëmarrjes,  trupi nxjerr çdo mbetje metabolike.

Sistemi ynë qarkullues parandalon sëmundjet, rregullon temperaturën dhe transporton hormonet.

Njeriu duhet të stimulojë qarkullimin e gjakut në trupin e tij për tu siguruar që:

Temperatura e trupit mbetet e qëndrueshme

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare të jetë i ulët

Mbrojtur zemrën

Parandaluar shfaqjen e variçeve.

Çaji Jeshil

Ky çaj është i pasur me antioksidantë.

Ai zgjeron dhe qetëson enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e tij.

Çaji duhet pirë me sa më pak sheqer.

Hudhra

Hudhra është perfekte për stimulimin e qarkullimit të gjakut sepse pengon mpiksjen e tij.

Lëreni lëngun të ftohet dhe më pas pijeni.

Çaji i Xhenxhefilit

Çaji i xhenxhefilit ndihmon në një qarkullim pa pengesa të gjakut.

Ai e hollon gjakun, ul tensionin dhe parandalon mpiksjen e tij.

Çaji i Rozmarinës

Rozmarina përmirëson kujtesën dhe qarkullimin e gjakut, veçanërisht në tru.

Ajo i bën enët e gjakut më të forta dhe ushqen muskujt.

Zieni një lugë gjelle me gjethe rozmarine në 500 ml ujë.

Pasi lëngu të jetë ftohur, pijeni atë.

Me këto kura natyrale, të cilat mund t’i përdorni disa herë gjatë javës, ju do të mirëmbani qarkullimin e gjakut dhe të mbroni shëndetin tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco