Neurokirurgu Xhumari: Inteligjenca Artificiale do t'i lexojë rezonancat më saktë se mjeku

Neurokirurgu Xhumari: Inteligjenca Artificiale do t'i lexojë rezonancat më saktë se mjeku

09:27, 23/11/2023
A+ Aa A-

Mjeku neurokirurg Artur Xhumari tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se do të vijë një moment që Inteligjenca Artificiale do t’i lexojë rezonancat më saktë se mjeku.

Sipas tij, mjeku mund të thotë që në rezonancë sheh një tumor, por s’mund t’i gjejë dot emrin e saktë, ndërkohë që Inteligjenca Artificiale mund ta bëjë këtë falë imazheve të mëparshme të rezonancave që mund të ketë parë.

“Ti sheh një pamje në rezonancë dhe nuk di t’i vësh emrin, pra eksperienca jote, bagazhi jot, aftësia që ke nuk të mjafton për t’i vënë emrin pamjes që sheh në rezonancë se çfarë sëmundje është. Pra, ti thua është tumor, por se çfarë emri tumori nuk e gjen dot.

Atëherë, Inteligjenca Artificiale ka marrë 2-3-5 mijë rezonanca të kaluara të cilat janë vërtetuar me biopsi se çfarë lloj tumori është dhe prej tyre ai ka një eksperiencë shumë më të madhe se unë dhe thotë ‘unë shok 1-2-3 karakteristika të këtij imazhi radiomiks dhe meqë shoh këto karakteristika mund të të them ty që me 92% saktësi, kjo sëmundje quhet glioblastomë,” – u shpreh Xhumari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco