'Covid-i i gjatë': Trajtimi dhjetë minutësh i jep fund çrregullimeve të nuhatjes

'Covid-i i gjatë': Trajtimi dhjetë minutësh i jep fund çrregullimeve të nuhatjes

10:24, 21/11/2023
A+ Aa A-

Një metodë minimale invazive tashmë në përdorim në fushën e mjekësisë po rezulton efektive kundër një simptome që ishte e dukshme gjatë valëve të para të pandemisë COVID-19 dhe vazhdon të mundojë shumë të sëmurë nga sindroma Covid i gjatë. Një teknikë novatore 10-minutëshe premton të zgjidhë problemin e çrregullimeve të nuhatjes si halitoza, sipas gjetjeve që do të prezantohen në konferencën e ardhshme të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut.

Çrregullimi i parosmisë

Parosmia është një çrregullim i funksionit normal të shqisave të nuhatjes dhe një simptomë mjaft e shpeshtë e e njerzve tw infektuar me Covid i gjatw (Long-Covid)

 " Sindroma Long-Covid është e zakonshme dhe gjithnjë e më shumë njihet [si një entitet], " tha autori kryesor Adam C. Zoga, MD, MBA, profesor i radiologjisë muskuloskeletore në Spitalin Universitar Shëndetësor Jefferson në Filadelfia.

" Pacientët mund të arrijnë një neveri ndaj ushqimeve dhe pijeve që i shijonin dikur, " shpjegon ai, duke shtuar se shqetësimet e nuhatjes që mund të shkaktojë COVID-19 është fantazmia.

Neuroliza e ganglionit yjor

Neuroliza e ganglionit yjor, e vendosur poshtë në qafë, përfshin injektimin e anestezisë lokale në nervat që përbëjnë ganglionin. Metoda përdoret në rastet e dhimbjeve kronike si kanceri dhe insuficienca vaskulare, sëmundje arteriale periferike, distrofi e dhimbjes së ekstremiteteve të sipërme, nevralgji postherpetike të fytyrës, sindroma Raynaud dhe Meniere, aritmi kardiake etj.

Si pjesë e sistemit nervor autonom, ganglionet yjore janë të përfshira në dërgimin e sinjaleve në tru. Duke qenë se parosmia është raportuar më parë si një çrregullim i rrallë që ndodh pas traumave në tru , operacioneve të trurit, goditjeve në tru, sindromave virale dhe me disa tumore të kokës dhe qafës, studiuesit donin të shihnin nëse neuroliza do të jepte lehtësim, shpjegon Dr. Zoga.

Studimi

Studimi përfshiu 54 pacientë me të paktën gjashtë muaj parsomni të vazhdueshme pas Covid-it, që nuk reagojnë ndaj trajtimeve konvencionale. Gjatë procedurës, nën drejtimin e një skaneri CT, u injektua një kortikosteroid së bashku me një substancë anestezike. Procedura minimalisht invazive do të trajtonte inflamacionin nervor  për shkak të koronavirusit, sipas hipotezës së kërkimit.

" Pacienti fillestar pati një rezultat mahnitës pozitiv, pothuajse menjëherë, me përmirësim të vazhdueshëm deri në zgjidhjen e plotë të simptomave në katër javë ," tha Dr. Zoga. Rezultate të rëndësishme u panë në provë, duke përfshirë zhdukjen e halucinacioneve në disa pacientë.

Rezultatet e hershme treguan se procesi ishte kryesisht i suksesshëm. Nga 37 pacientë që dhanë informacion për periudhën e ndjekjes, 22 raportuan se era e tyre ishte përmirësuar një javë pas injektimit . Dhe 18 nga 22 personat thanë se simptomat e tyre ishin përmirësuar ndjeshëm pas një muaji.

Një injeksion i dytë iu dha 26 pacientëve në anën e kundërt të qafës pas një intervali prej gjashtë javësh. 

Megjithëse nuk arriti përmirësime te ata që nuk i ishin përgjigjur injektimit të parë, 86% e atyre që kishin parë një reduktim të simptomave raportuan përparim të mëtejshëm. Nuk u raportuan komplikime ose efekte anësore . “ Trajtimet e tjera kanë dështuar deri më tani. Ky injeksion funksionon ”, përfundoi Dr Zoga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco