Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

Nëse lini alkolin, truri juaj do të rigjenerohet brenda 7 muajve të parë

Nëse lini alkolin, truri juaj do të rigjenerohet brenda 7 muajve të parë

10:06, 16/11/2023
A+ Aa A-

Përdorimi i alkolit dëmton trurin dhe qelizat nervore në përgjithësi, thonë shkencëtarët.

Përdorimi i vazhdueshëm dëmton në mënyrë të parikuperueshme. Ndërsa kërkimet e fundit tregojnë se lënia e alkolit i krijon mundësi trurit tuaj të rigjenerohet brenda 7 muajsh pas lënies.

Kush abuzon me alkool në mënyrë kronike dhe të gjatë, zakonisht vuan nga patologjia AUD, që është një shqetësim cerebral që karakterizohet nga një kapacitet i ulët për të ndërprerë apo reduktuar konsumin e pijeve, dhe që shoqërohet me një hollim të disa zonave të kores së trurit. Në këtë rast autoret e studimit kanë studiuar një grup personash që kishin varësi ndaj alkoolit.

Ndryshimet të lehta u dalluan që pas 8 ditësh nga ndalimi total i konsumit, me shumë pas muajit të parë, dhe ky ndryshim strukturor cerebral vijoi edhe pas muajit të tretë, e deri në muajin e shtatë. Deri më sot studime të tilla kishin vrojtuar trashjen e murit të kores së trurit deri në 2 muaj pas ndalimit të përdorimit të alkoolit, dhe kjo është hera e parë që vërtetohet se truri vijon autorigjenerimin, gjë që është mjaft e rëndësishme.

Megjithatë do vijojnë studimet për të kuptuar ndryshimet që verifkohen në funksionalitetet e trurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco