Çfarë është sindroma e tështitjes së vjeshtës nga e cila po vuajnë mijëra njerëz ?!

Çfarë është sindroma e tështitjes së vjeshtës nga e cila po vuajnë mijëra njerëz ?!

13:34, 13/11/2023
A+ Aa A-

Alergjitë e vjeshtës po bëhen më të zakonshme, duke u shkaktuar mijëra njerëzve teshtitje dhe rrjedhje hundësh, sipas ekspertëve.

Ky fenomen, i quajtur sindroma e teshtitjes së vjeshtës, thuhet se shkaktohet nga ndryshimi i modeleve të polenit si dhe nga një bimë invazive që quhet ambrozia.

"Zakonisht ke alergji nga bari duke filluar me polenet e pemëve në mars dhe prill dhe më pas polenet e barit nga maji deri në gusht, dhe ky do ishte fundi për shumicën e njerëzve," tha Dr Adrian Morris, alergologu kryesor i Klinikës Alergjike Surrey.

Studimet më parë sugjeronin se vetëm një numër i vogël njerëzish kishin alergji gjatë vjeshtës.

Këto shkaktoheshin nga nivelet e rritura të sporeve të mykut dhe kërpudhave, të gjetura shpesh në bimët e kalbura në kopshte dhe pyje, duke përfshirë grumbuj gjethesh, bari, sipas shoqatës bamirëse Alergy UK.

Por Dr. Morrisi tha se numri i njerëzve i të prekurve nga alergjia po rritet, pjesërisht, për shkak të reaksioneve alergjike të shkaktuara nga një bimë e quajtur ragëeed, poleni i së cilës ndihet më vonë se shumica e polenëve të bimëve të tjera.

Dr Morrisi tha se arsyeja kryesore pse një numër kaq i madh njerëzish po vazhdonin të përjetonin alergji shumë kohë pas muajve të verës ishte ende e paqartë, duke theksuar se ishte një "dukuri e re".

Një person që ka përjetuar sindromën e teshtitjes së vjeshtës është Margaret Kennedy, nga Fife, e cila thotë se teshtimat e saj janë aq të forta sa e bëjnë atë të ndiejë dhimbje.

"Kam pasur dhjetë teshtitje radhazi", tha ajo. "Kam një kuti me shami në çdo dhomë të shtëpisë, pasi hundët më rrjedhin shumë."

Sipas Thomas Jacques, kirurg ORL nga Klinika London Nose And Sinus, një antihistamine e përditshme, e cila mund të blihet në supermarkete dhe farmaci, mund të jetë shumë efikase për trajtimin e sindromës së teshtitjes së vjeshtës.

Ai rekomandoi gjithashtu sprai steroid hundor, që mund të përdoren bashkë me antihistaminat.

Z. Jacques shtoi: "Ka shumë njerëz që vuajnë pa qenë nevoja sepse nuk janë të vetëdijshëm se ka gjëra të disponueshme në dyqane që mund t'i ndihmojnë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco