Cili është ndryshimi midis ibuprofenit dhe paracetamolit?

Cili është ndryshimi midis ibuprofenit dhe paracetamolit?

13:31, 07/11/2023
A+ Aa A-

Të dy ilaçet funksionojnë ndryshe për të reduktuar dhimbjen. Dallimi kryesor është se ibuprofeni ka efekte anti-inflamatore, ndërsa paracetamoli jo. Të dy ilaçet mund të merren çdo katër orë dhe të përdoren për të lehtësuar dhimbjen dhe për të kontrolluar ethet. Megjithatë, ibuprofeni është më efektiv në lehtësimin e inflamacionit, duke e bërë atë një anti-inflamator jo-steroidal.

Inflamacioni ndodh për një sërë arsyesh: mund të jetë një shenjë infeksioni ose është reagimi i trupit ndaj shkakut. Mund të merret për të lehtësuar artritin, dhimbjet e menstruacioneve , dhimbjen e shpinës ose dhimbjen e dhëmbit. Ilaçi gjithashtu mund të lehtësojë ënjtjen e shkaktuar nga ndrydhjet dhe tendosjet megjithëse mjeket thonë që të përpiqeni të prisni të paktën 48 orë për të shmangur ngadalësimin e procesit të shërimit.

Dallimi tjetër kryesor është se ibuprofeni nuk duhet të merret kurrë me stomakun bosh sepse mund të irritojë mukozën dhe mund të shkaktojë ulçera ose gjakderdhje. Ibuprofeni është më efektiv kur merret me ushqim ose menjëherë pas tij. Paracetamoli nuk ka nevojë të merret pas ushqimit dhe zakonisht mund të merret në mënyrë të sigurtë me medikamente të tjera.

Kur nuk duhet të merrni ibuprofen dhe paracetamol së bashku?

Ju nuk duhet t'i jepni fëmijëve ibuprofen dhe paracetamol së bashku. Në vend të kësaj, mjekët këshillojnë që, nëse ju duket se ilaçi nuk po ju lehtëson, kaloni te ilaçi tjetër kundër dhimbjeve kur të jetë orari i radhës.

Sa kohë duhet të lini ndërmjet marrjes së paracetamolit dhe ibuprofenit?

Për paracetamolin, doza e zakonshme për të rriturit është një ose dy tableta 500 mg deri në katër herë në 24 orë. Gjithmonë duhet të lini katër orë ndërmjet dozave. Për ibuprofen, doza e zakonshme për të rriturit është një ose dy tableta 200 mg tri herë në ditë. Në disa raste, mjeku mund të përshkruajë një dozë më të lartë deri në 600 mg për të marrë katër herë në ditë nëse është e nevojshme.

Nëse merrni ibuprofen tri herë në ditë, lini të paktën gjashtë orë ndërmjet dozave. Megjithatë, nëse e merrni katër herë në ditë, lini të paktën katër orë ndërmjet dozave. Për ata që kanë dhimbje gjatë gjithë kohës, mjeku mund t’ju rekomandojë tableta ibuprofen me çlirim të ngadaltë. Është e zakonshme t'i merrni këto një herë në ditë në mbrëmje ose dy herë në ditë, por lini një kohë prej 10 deri në 12 orë midis dozave nëse jeni duke marrë ibuprofen dy herë në ditë.

Çfarë ndodh nëse merrni shumë paracetamol dhe ibuprofen?

Marrja e tepërt e ibuprofenit mund të jetë vërtet e rrezikshme, kështu që nuk ia vlen të dyfishoni dozën nëse dhimbja juaj është vërtet e keqe. Nëse e dini se keni marrë mbidozë atëherë duhet të telefononi menjëherë mjekun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco