Depresioni mund të ndikojë në funksionin e veshkave

Depresioni mund të ndikojë në funksionin e veshkave

12:08, 25/10/2023
A+ Aa A-

Një studim i ri sugjeron se simptomat e depresionit mund të prishin funksionin e veshkave: Njerëzit, veshkat e të cilëve ishin të shëndetshme në fillim të studimit, panë që funksioni i organit filloi të bjerë më shpejt në katër vitet e ardhshme, kur ata shfaqën shenja depresioni.

Një studim për personat e rritur të cilët vuanin nga depresion arriti në përfundimin se këta persona kishin 1.4 herë më shumë gjasa të përjetonin një rënie të shpejtë të funksionit të veshkave. 

Në fillim të studimit, 39 për qind e pjesëmarrësve kishin simptoma depresive dhe gjatë periudhës katërvjeçare të ndjekjes, gjashtë për qind përjetuan një rënie të shpejtë të funksionit të veshkave. 

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën klinike “Clinical Journal of the American Society of Nefrology”.

Depresioni është një sëmundje e zakonshme në mesin e të rriturve të moshës së mesme dhe të moshuar dhe kontribuon në një sërë problemesh psikologjike dhe fizike. Studiuesit kishin gjetur më parë një lidhje midis depresionit dhe rënies së funksionit të veshkave te pacientët me sëmundje kronike të veshkave. Për të kërkuar një lidhje të mundshme tek të rriturit me funksion normal të veshkave, ekipi hulumtues vlerësoi të dhënat nga 4763 njerëz të shëndetshëm.

“Sëmundja kronike e veshkave është një faktor i rëndësishëm rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, dështimin e veshkave dhe vdekjen e parakohshme në mbarë botën. Prandaj, identifikimi i faktorëve të rrezikut të modifikueshëm mund të zvogëlojë potencialisht barrën e madhe të sëmundjes kronike të veshkave nëse përdoret për zbulimin dhe parandalimin e hershëm”, tha Dr. Xianhui Qin nga Spitali Nanfang në Kinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco