Gungat janë simptomë e rrallë e kancerit në gji, shumica e grave nuk i njohin simptomat tjera

Gungat janë simptomë e rrallë e kancerit në gji, shumica e grave nuk i njohin simptomat tjera

08:55, 19/10/2023
A+ Aa A-

Nëntë nga dhjetë gra e dinë se një gungë është një shenjë treguese e kancerit të gjirit – por më pak se gjysma janë të vetëdijshme për shenjat e tjera paralajmëruese. Kjo është sipas një pyetësori me 1000 pjesëmarrës, i cili ka zbuluar një hendek shqetësues në njohuri, shkruan Daily Mail, transmeton Portalb.mk.

Sipas pyetësorit nga hulumtimi i Universitetit Shtetëror të Ohajos, 93% e njerëzve e dinin se gungat në gji janë shenjë kanceri. Megjithatë, vetëm 31% ishin të vetëdijshëm se maja e përmbysur e gjirit, e tërhequr ose e drejtuar nga poshtë ishte një tjetër simptomë. Një përqindje e ngjashme (39%) e dinin se shtrëngimi i gjirit (rrudha, tkurrje që shfaqen kur i ngrini krahët) është një shenjë paralajmëruese e sëmundjes. 45% e të anketuarve dinin për humbjen e ndjesisë në gji ose gropa ose trashje të lëkurës.

Shumica e rasteve të kancerit të gjirit nuk paraqiten me një gungë e cila mund të zbulohet nga prekja – dhe nëse ndodh, shpesh tregon një kancer në rritje të shpejtë ose në fazë të avancuar që ka gjasa të vogla trajtimi, thonë ekspertët.

“Mamografia është mënyra më e mirë për zbulimin dhe adresimin e kancerit të gjirit në fazat më të hershme, më të trajtueshme”, tha profesoresha Ashely Pariser, hulumtuesja kryesore.

“Është gjithashtu shumë e rëndësishme që njerëzit ta njohin pamjen dhe ndjesinë e indeve të gjinjve të tyre, në mënyrë që ndryshimet delikate të mund të hetohen shpejt dhe ne të kemi mundësi t’i trajtojmë më herët”, shtoi ajo.

Mirëpo, sipas tyre, shpesh gratë nuk i kushtojnë vëmendje trupit të tyre dhe si pasojë nuk e dinë as se çfarë është normale. Nëse shfaqet ndonjë simptomë, nuk e dinë a e kanë patur gjithmonë dhe vetëm tani po e vërejnë, apo edhe se a është e zakonshme.

Si dhe për çfarë duhet të kontrolloni?

Kontrollimi i gjoskit tuaj mund të ndihmojë në gjetjen e shenjave të kancerit të gjirit në kohë. Kjo do të thotë që do të keni një mundësi më të madhe për të mposhtur sëmundjen, thonë ekspertët.

“Kjo duhet të jetë pjesë e rutinës suaj mujore në mënyrë që të vini re ndonjë ndryshim të pazakontë”, thotë organizata bamirëse CoppaFeel.

Por sipas një sondazhi të YouGov të porositur nga Kanceri i Gjirit Tani, 39% e grave nuk shqetësohen. Më shumë se gjysma e atyre që nuk kontrollojnë gjoksin e tyre, nuk e bëjnë thjeshtë sepse harrojnë, ndërsa 16% nuk dinë ta kontrollojnë.

Për shkak se indet e gjirit nuk gjenden vetëm në gji, është e rëndësishme që burrat dhe gratë t’i kontrollojnë indet deri në kockën e klavikulës dhe nën sqetull. Gratë e moshës 50 deri në 70 vjeç duhet gjithashtu të ndjekin kontrollin rutinë të kancerit të gjirit.

Sipas hulumtuesve dhe ekspertëve tjerë, duhet të kontrolloni për një gungë ose ënjtje. Duke përdorur gishtat kontrolloni për gunga ose ënjtje në gjinj, sqetull dhe gjoks. Një gungë ose një pjesë e indit të trashë të gjirit që nuk lëviz lehtë është një nga simptomat e para të dukshme të kancerit të gjirit, thonë nga  Shërbimi kombëtar i shëndetësisë (NHS), duke shtuar se janë shpesh të forta dhe pa dhimbje. Por për të hetuar gunga të pazakonta është e rëndësishme të dini se çfarë është normale për ju, thonë ekspertët.

NHS këshillon gratë të mësohen me mënyrën se si ndihen gjinjtë e tyre në periudha të ndryshme të muajit. Kjo për shkak se disa gra kanë gjoks të butë dhe me gunga të vogla afër sqetullës, rreth kohës së menstruacioneve. Ndjenja e gjinjve gjithashtu mund të ndryshojë pas menopauzës.

Përveç kontrollit për gunga, ndryshimet e dukshme në formën dhe madhësinë e gjirit janë gjithashtu të rëndësishme.

Gjatë kontrollin, kini kujdes të vëreni ndryshime në lëkurë, një tjetër shenjë e zakonshme e kancerit të gjirit. Kjo zakonisht mund të shihet vetëm në pasqyrë dhe përfshin gërvishtje ose gropëzim të lëkurës. Lëkura e zbehur shpesh krahasohet me lëvozhgën e portokallit dhe mund të jetë kancer inflamator i gjirit, i cili është një formë e rrallë, por agresive e kancerit.

“Një ndryshim në ngjyrë është gjithashtu një shenjë paralajmëruese për t’u kontrolluar. Nëse vëreni se gjoksi juaj duket i skuqur ose i përflakur, mund të jetë shenjë e kancerit”, thonë nga Kanceri i Gjirit Tani.

Nga NHS thonë se dhimbja është një simptomë e kancerit të gjirit vetëm në raste të rralla. Mirëpo natyrisht që nëse ndjeni dhimbje ose siklet në njërin gji që nuk largohet, duhet të shihni mjekun tuaj të përgjithshëm.

Është e rëndësishme të kontrollohen edhe majat e gjirit për skuqje ose tharje të lëkurës përreth. NHS thotë se kjo mund të duket si ekzemë, lëkurë me luspa, kruarje ose skuqje. Gjithashtu, nëse njëra ose të dy majat janë tërhequr ose thjeshtë duken ndryshe nga zakonisht, mund të jetë një shenjë e kancerit të gjirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco