Si të mbani të hidratuar lëkurën në vjeshtë?

Si të mbani të hidratuar lëkurën në vjeshtë?

17:21, 18/10/2023
A+ Aa A-

Një nga problemet më të mëdha që vjen me ardhjen e vjeshtës është era e ftohtë që prek drejtpërdrejtë lëkurë. Për shumë persona kjo mund të kthehet në një problem të vërtetë e të ndikojë në përditshmëri. Në këtë artikull do të trajtojmë disa nga problemet më të zakonshme, të cilat prekin lëkurën gjatë periudhës së vjeshtës.

Skuqja dhe tharja e lëkurës

Skuqja dhe çarja e lëkurës së duarve apo fytyrës gjatë periudhës së të ftohtit prek zakonisht gratë në moshë e veçanërisht ato që kanë lëkurë të thatë. Për këtë simptomë ka shumë faktorë që mund të ndikojnë, jo vetëm i ftohti, por edhe ajri i nxehtë që vjen nga pajisjet ngrohëse.

Gjithashtu lëkura nuk ka aftësinë të prodhojë yndyrë sa duhet me kalimin e moshës për t’i mbajtur duart tuaja të buta. Një zgjidhje e shpejtë, por afatgjatë për këtë problem është të hidratoheni vazhdimisht, pasi e ndihmoni lëkurën të rigjenerohet më shpejt.

Gjithashtu përdorni një krem hidratues me veti qetësuese për lëkurën tuaj, të cilin mund ta gjeni në farmaci.

Thyerja e thonjve

Një në katër gra hasen me problemin e thyerjes së vazhdueshme të thonjve. Teksa plakeni, thonjtë si në duar, ashtu edhe te këmbët dobësohen duke ju krijuar probleme. Duke u thyer me shpesh e duke u zbutur sa herë që lani duart, enët apo pastroni diçka.

Një tjetër arsye e shfaqjes së këtij problem është edhe ekstremiteti i motit. Zgjidhja më e mirë për të parandaluar këtë problem është t’i mbaroni duart gjithnjë me doreza. Mbani larg kimikatet dhe gjatë darkës mund t’i trajtoni me pak vazelinë.

Çfarë këshillohet?
1-Evitoni ujin e ngrohtë
Kur temperaturat bien jashtë, një dush i ngrohtë është gjithçka për të cilën keni nevojë, por jo gjithnjë kjo është e rekomandueshme. Sipas ekspertëve, uji shumë i ngrohtë mund ta thajë lëkurën dhe t’i largojë yndyrën natyrale duke shkaktuar tharje.

2–Përdorni produkte delikate
Të jeni delikat me lëkurën në këtë periudhë është shumë e rëndësishme. Nuk mjafton vetëm hidratimi i mirë, por edhe vëmendja mbi çdo produkt tjetër që do të vendosni në lëkurë. Sigurohuni që larësi, tualeti apo çdo krem tjetër që do të të jetë pa parfum, organik e pa kimikate të shtuara.

3-Bëni trajtime për fytyrën
Trajtimet për lëkurën e sidomos atë të fytyrës janë shumë të rëndësishme kur stinët fillojnë e ndryshojnë. Mundohuni të përdorni shumë aloe vera, mjaltë apo trajtime të tjera qetësuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco