Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

Çfarë frutash duhet të hani patjetër në vjeshtë?

Çfarë frutash duhet të hani patjetër në vjeshtë?

15:47, 14/10/2023
A+ Aa A-

Për të mbajtur trupin kundër viruseve dhe ndryshimit të stinës, është mirë të merrni vitaminat dhe mineralet që ju duhen.

Është e rëndësishme të dini se cilat fruta duhet të hani në vjeshtë, sepse furnizimi me vitamina dhe minerale me të cilat është i pasur çdo frut mund të ndihmojë trupin të përballet me nevojat e ndryshimit të stinës dhe të luftojë virozat e stinës.

Image

Frutat e freskëta luajnë një rol kryesor, falë vitaminave të çmuara, fibrave dhe kripërave minerale që përmban.

Çfarë frutash duhet të hani në vjeshtë?

KIVI: përmban vitaminë C, me fuqi antioksiduese, e cila nxit përthithjen e hekurit dhe luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien e lëkurës dhe sistemit imunitar.

BANANIA: e pasur me vitaminë B6, kalium dhe magnez që mbështesin shëndetin e përgjithshëm të trupit.

Image

ANANASI: i pasur me vitaminë C, me veti antioksiduese që forcojnë sistemin imunitar. Fruti përmban edhe minerale të rëndësishme si kalcium, kalium dhe hekur.

FIK: burim i shkëlqyer i kaliumit dhe vitaminave A, B dhe C.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco