Lajmi i fundit

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te banesa e gjyqtarit në Shkodër

Testohet me sukses ilaçi i ri kundër kancerit!

Testohet me sukses ilaçi i ri kundër kancerit!

17:28, 11/10/2023
A+ Aa A-

Një ilaç i ri jep shpresë, pasi riaktivizon sistemin imunitar për të luftuar kancerin, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Texas në Austin. Ky medikament është eksperimentuar mbi kaviet e laboratorit, pasi ka rezultuar efikas në përgjigjen e organizmit ndaj disa lloje sëmundjesh kancerogjene, duke ngadalësuar zgjerimin tumoral, duke zgjatur jetën dhe duke rritur forcën dhe veprimin e terapive të tjera.

Image

Studimi është bazuar në një molekulë që prodhohet në mënyrë natyrale nga organizmi jonë, dhe që është në gjendje të shkatërrojë një përbërje toksike të prodhuar nga qelizat kancerogjene.

Gjithashtu grupi kërkimor ka sintetizuar këtë molekulë, duke e fuqizuar edhe më shumë në laborator, për ta bërë që të qëndrojë më shumë në qarkullimin e gjakut. Aktualisht po zhvillohen teste të tjera për të vlerësuar sigurinë e medikamentit dhe së shpejti pritet të nisin studimet klinike mbi njeriun.

Image

Deri tani në testet mbi kaviet, version i modifikuar i kësaj molekule ka dhënë rezultate mjaft premtuese, duke sjellë toksinat në nivele normale dhe mbi të gjitha ka riaktivizuar sistemin imunitar në modalitetin e sulmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco