Përfitime të shumta, por duhet edhe të keni kujdes: Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani rregullisht kivi

Përfitime të shumta, por duhet edhe të keni kujdes: Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani rregullisht kivi

09:01, 09/10/2023
A+ Aa A-

Kivi është një frut tropikal që përmban kalium, folate dhe vitamina C e E. Ky frut ofron përfitime të shumta, si ruajtja e shëndetit të zemrës dhe tretja më e mirë, por mund ta rritë rrezikun e gurëve në veshka.

Siç shkruan Eat This, Not That, lëkura e kivit është gjithashtu e ngrënshme dhe përmban një sasi të madhe të fibrave dhe vitaminës E.

Forcon shëndetin e zemrës

Nutricionistja Lauren Minchen thotë se konsumimi i ushqimeve të pasura me kalium, si kivi, mund të ndihmojë në rritjen e kaliumit, i cili kundërshton efektet negative të natriumit në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe ekuilibrin e ujit. Përveç kësaj, kivi është mesatarisht i lartë në fibra gjë që kontribuon në shëndetin e zemrës.

Është i mirë për tretjen

Përfshirja e shumë fibrave në dietën tuaj ka përfitime të vërtetuara për reduktimin e kapsllëkut dhe për të ushqyer një mikrobiomë të shëndetshme. Një studim i vitit 2010 zbuloi se një enzimë në kivi, e quajtur aktinidin, ndihmonte në shpërbërjen e proteinave në traktin tretës.

Shikim më i mirë

Kivi është i pasur me antioksidantë luteinë dhe zeaksantinë, të cilët luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e syve. Këto komponime janë i vetmi lloj që grumbullohen në retinë. Atje, ato mbrojnë nga dëmtimi i syrit duke i mbajtur qelizat të pastra nga radikalet e lira të dëmshme.

Mund ta parandaloni aneminë

Kivi është burimi i vitaminës C me 56 miligramë për çdo frut që është 62 për qind e marrjes ditore të rekomanduar për meshkujt dhe 75 për qind për femrat. Marrja e vitaminës C në dietën tuaj të përditshme, mund të ndihmojë në parandalimin e anemisë, sepse përmirëson përthithjen e hekurit në trupin tuaj.

Nxit humbjen e peshës

Një kivi përmban vetëm 44 kalori, që është një sasi shumë e vogël. Duke i zëvendësuar ushqimet me kalori të lartë me kivi, ju mund ta zvogëloni marrjen e përditshme të kalorive, gjë që do të çonte në humbje peshe.

Ruan nivelet e sheqerit në gjak

Ngrënia e ushqimeve me një indeks të ulët glikemik është veçanërisht e dobishme për diabetikët, sepse kjo do të thotë se këto ushqime mund të ndihmojnë në ruajtjen e kontrollit natyral të sheqerit në gjak.

Rrit rrezikun e gurëve në veshka

Ngrënia e kivit mund të çojë në një përvojë krejtësisht të pakëndshme. Kivi është i pasur me oksalate, një përbërës natyral bimor që mund ta rritë rrezikun e gurëve në veshka. Nëse jeni të prirë ndaj këtyre gurëve të dhimbshëm, do të ishte veprim i mençur t’i reduktoni ushqimet me përmbajtje të lartë të oksalateve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco