Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komiteti Drejtues i PL

Epidemia e kandrave në Francë, qeveria ndërhyn për të qetësuar qytetarët

Epidemia e kandrave në Francë, qeveria ndërhyn për të qetësuar qytetarët

20:05, 07/10/2023
A+ Aa A-

Autoritet në Francë do të angazhojnë qenë të stërvitur për të inspektuar trenat dhe metrotë e Parisit për kandra, pas raportimeve të shumta për një fluks të tartabiqeve.

Lëvizja është ndërmarrë për të garantuar publikun, edhe pse ministri francez i Transporteve pretendon se pavarësisht raportimeve, nuk ka prova për një epidemi kandrash.

“Ndonjëherë këto raportime lidhen me bisedimet e shumta që bëhen lidhur me këtë çështje, por ne duhet t’i marrim seriozisht. Ka pasur 10 raportime, të cilat janë kontrolluar të gjitha dhe nuk ka pasur raste të konfirmuara. Flitej për 37 raste të konstatuara në ditët e fundit në trena, të gjitha janë verifikuar dhe rastet e konfirmuara kanë qenë zero,” – u shpreh Clement Beaune, ministër i Transporteve të Francës.

Qeveria franceze është detyruar të ndërhyjë për të qetësuar qytetarët, në një kohë kur pas 9 muajsh në vend do të mbahen Lojërat Olimpike, që mund të tërheqin insektet që preferojnë turmat e njerëzve.

Kompanitë e tymosjes kanë raportuar për një kërkesë në rritje, ndërsa në trena shumë udhëtarë kanë zgjedhur të qëndrojnë në këmbë sesa të ulen në sedilje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco