Disa arsye pse lajthitë janë ideale për t’u konsumuar çdo ditë

Disa arsye pse lajthitë janë ideale për t’u konsumuar çdo ditë

22:05, 06/10/2023
A+ Aa A-

Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë sheqeri. Zakonisht, ato i gjejmë si përbërës në çokollata, pasi lajthitë karakterizohen nga një ëmbëlsi unike.

Lajthitë mund të hahen të gjalla, të pjekura ose të bluara në formën e pralinës (kremit). Por përveçse janë një rostiçeri ideale e ëmbël, ato mund të ofrojnë shumë përfitime shëndetësore.

Të pasura me lëndë ushqyese si vitamina E, yndyrna të shëndetshme, proteina dhe fibra, lajthitë mbrojnë shëndetin tonë në mënyra të ndryshme.

Rregullon kolesterolin

Konsumimi i rregullt i lajthive mbron funksionimin e duhur të zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit. Një studim i mëparshëm zbuloi se një dietë e pasur me lajthi uli nivelet e kolesterolit të lipoproteinave me densitet të ulët. Ky është lloji i kolesterolit që mund të rrisë rrezikun e problemeve të zemrës.

Studiuesit arritën në përfundimin se mënyra më e mirë për të korrur përfitimet shëndetësore të lajthive është t’i hani ato çdo ditë, pa rritur marrjen e përgjithshme të kalorive.

Një studim tjetër konfirmoi përfitimet e mësipërme në shëndetin kardiovaskular, duke vënë në dukje gjithashtu se nuk kishte rritje të peshës trupore të pjesëmarrësve të cilët konsumuan lajthi.

Prandaj, ky zbulim mund të lehtësojë disa shqetësime në lidhje me përmbajtjen e lartë kalorike të arrave duke e zëvendësuar racionin e tyre me lajthi.

Zvogëlon inflamacionin

Reduktimi i inflamacionit është gjithashtu një përfitim që ofrojnë lajthitë. Sipas një studimi, ngrënia e një diete të pasur me lajthi reduktoi shenjat e inflamacionit tek pjesëmarrësit.

Megjithatë, një studim tjetër zbuloi se ndryshimi në shënuesit inflamatorë pas ngrënies së lajthive ishte jonë nivele mjaft të larta, për të cilën studiuesit u shprehën se duhen parë edhe faktorë të tjerë të cilët përcaktojnë efektin e lajthive në inflamacion.

Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës

Ngrënia e një përzierje arrash që përfshin lajthi mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit.

Një provë e vogël kërkimore arriti në përfundimin se ngrënia e një arra të përzier prej 30 g e cila përmbante 7.5 gr lajthi çdo ditë, përmirësonin ndjeshmërinë e pjesëmarrësve ndaj insulinës gjatë 12 javëve.

Reduktimi i ndjeshmërisë ndaj insulinës luan një rol në zhvillimin e diabetit të tipit 2. Përmirësimi i kësaj ndjeshmërie redukton rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco