Ankthi dhe stresi gjatë shtatzënisë, pasojat negative që mund të shkaktojnë tek gjendja emocionale e bebit

Ankthi dhe stresi gjatë shtatzënisë, pasojat negative që mund të shkaktojnë tek gjendja emocionale e bebit

20:28, 05/10/2023
A+ Aa A-

Periudha e shtatzënisë është një nga fazat me të lumtura të çdo gruaje. Si një nga momentet më të bukura por edhe më delikate, ajo duhet kaluar në një mënyrë sa më të këndshme dhe argëtuese nga nënat e reja.

Sipas shumë studimeve të bëra në SHBA dhe Europë në vitet e fundit, rezulton se gratë të cilat kanë pasur një periudhe shtatzënie pa ankth dhe stres kanë lindur fëmijë më të lumtur sesa nënat që kanë patur shqetësime të tilla.

Pasojat që mund të shkaktojë ankthi dhe stresi në shtatzëni mund të shkaktojnë tek fëmijët një zhvillimin mendor jo të mirë, çka do të thotë se kjo lidhet drejtpërsëdrejti me personalitetin e tij në të ardhmen.

Sipas “Royal College of Obstetricians and Gynecologists”, studim ky i ndjekur për nënat gjatë shtatzënisë, ka nxjerrë në pah se 50% e grave që kanë përjetuar ankthe kanë lindur fëmijë me një peshë jo normale.

Gjithashtu nga shumë studime rezulton se fëmijët e nënave që kanë përjetuar ankth dhe stres në shtatzëni kanë një përqendrim më të ulët në shkollë, kryesisht në profile shkencore si matematika dhe fizika në krahasim me nënat që nuk kanë përjetuar emocione të ankthit dhe të stresit.

Për të shmangur ankthin dhe stresin në shtatzëni, ja disa këshilla se si mund të kaloni një shtatzëni me sa më pak stres:

Bëni sa më shumë shëtitje në natyrë – Të bësh një shëtitje në natyrë të ndihmon të relaksohesh dhe nga studimet e bëra rezulton se çlirohet më shumë dopaminë dhe serotoninë, të cilat janë përgjegjëse për hormonin e lumturisë. Të ecurit në natyrë ndihmon gjithashtu edhe për çlirimin e muskujve, që në shtatzëni bëhen gjithnjë e më të rënduara. Aktiviteti sportiv në shtatzëni rezulton një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur larg ankthin dhe stresin.

Dëgjoni sa më shumë muzikë – Të dëgjuarit muzikë ul nivelin e ankthit dhe qetëson si nënën ashtu edhe bebin. Bebat fillojnë të dëgjojnë rreth javës së 26 prandaj ata përjetojnë relaks dhe krijojnë një lidhje me të fortë me nënën.

Bisedoni me bebin tuaj që në bark – Të bisedosh me bebin kur ai është ende në bark të ndihmon të largosh emocionet negative dhe vendos një lloj marrëdhënieje midis teje dhe atij. Biseda me bebin ende në bark dhe prekja e barkut, bën që bebi të jetë më i lumtur dhe lëvizjet e tij lumturojnë edhe nënën, do të ndjeni që shumë shpejt gjëra të bukura ju presin.

Filloni të mendoni për rrobat dhe dhomën e bebit tuaj – Një nga momentet më të bukura për ardhjen në jetë të bebit tuaj është edhe rregullimi i dhomës së tij/saj. Një nga mënyrat për të shmangur ankthin dhe stresin është marrja me diçka në shtatzëni ku ka më bukur sesa planifikimi i dhomës së bebit tuaj.

Mendojeni shtatzëninë si diçka të mrekullueshme – Ndoshta duhet të mendoni që jeni me fat që prisni një fëmijë, mendimi pozitiv i periudhës së shtatzënisë bën që të ulë faktorët që mund të kenë mendimet negative, të cilat mund të çojnë në ankth dhe stres. E ku ka më bukur sesa të sjellësh një jetë të re.

Burimi: Revista Psikologjia; Përgatiti Silvana Ago, diplomuar në Shkenca Sociale në fushën e Sociologjisë, Doktore Shkencash në Antropologji, nëndegë e Psikologjisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco