Vajrat më të mirë për të gatuar dhe cilët duhet të shmangni

Vajrat më të mirë për të gatuar dhe cilët duhet të shmangni

08:37, 05/10/2023
A+ Aa A-

Disa vajra janë të njohura dhe të tjerët, si vaji i avokados ose i kokosit, janë më pak të njohur. Cili vaj është i duhuri për ju? Kjo varet kryesisht nga lloji i gatimit që po bëni.

Pika e djegies së një vaji, është një nga gjërat më të rëndësishme për t'u marrë parasysh. Nëse ngrohni vajin përtej pikës së tij të djegies, ai jo vetëm që dëmton shijen, por shumë nga lëndët ushqyese në vaj degradohen dhe ai do të lëshojë përbërës të dëmshëm të quajtur radikale të lira.

Vaj ulliri - Një element kryesor në dietën mesdhetare, vaji i ullirit është një nga vajrat më të njohur në botë jo vetëm për shijen e tij, por edhe për vetitë shëndetësore. Vaji i ullirit mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të kolesterolit HDL (kolesteroli "i mirë"). Kjo nga ana tjetër mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, zvogëlimin e inflamacionit dhe madje edhe uljen e rrezikut të kancerit.

Vaj avokado - Në krahasim me vajrat e tjerë, vaji i avokados ka një shije dhe erë më të fortë. Funksionon shkëlqyeshëm si në sallatë, ashtu edhe për gatim në temperatura të larta. Vaji i avokados është gjithashtu i pasur me vitaminë E, acid linoleik dhe acid oleik. Ky vaj është gjithashtu i lartë në antioksidantin lutein.

Vaj soje - Pjesa më e madhe e vajit të sojës që shitet është pjesërisht e hidrogjenizuar, një proces që e bën vajin më të qëndrueshëm dhe rrit djegies. Vajrat e hidrogjenizuara duhet të konsumohen me moderim. Studiuesit kanë gjetur një lidhje midis vajit të sojës dhe ndryshimeve metabolike dhe neurologjike.

Vaj luledielli - I pasur me acid oleik dhe me pikë tymi të lartë, vaji i lulediellit është një zgjedhje e mirë kur bëhet fjalë për skuqjen. Hulumtimet kanë zbuluar gjithashtu se vaji i lulediellit mund të rrisë nivelet e kolesterolit HDL dhe të zvogëlojë nivelet e kolesterolit LDL (kolesteroli "i keq").

Vaj liri - Vaji i farave të lirit është i pasur me acid alfa-linolenik (ALA), i cili është një acid yndyror omega-3. Ndërsa vaji i lirit është i pasur me vlera ushqyese dhe mund të ndihmojë me të vërtetë në reduktimin e inflamacionit, ai nuk duhet të përdoret në gatim në temperaturë të lartë, pasi ka një pikë djegie shumë të ulët.

Vaji i palmës- Në lidhje me shëndetin, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se "Disa studime e lidhin konsumin e vajit të palmës me rritjen e vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës, rritjen e kolesterolit të lipoproteinës me densitet të ulët, rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe efekte të tjera negative. Studime të tjera tregojnë se nuk ka efekte negative apo edhe rezultate të favorshme shëndetësore nga konsumimi i vajit të palmës."

Vaj misri- Vaji i misrit i rafinuar shpesh bëhet nga misri OMGJ (i modifikuar gjenetikisht). Është gjithashtu i lartë në acide yndyrore inflamatore omega-6. Ka një pikë të lartë djegieje dhe kjo është një nga arsyet pse përdoret për të skuqur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco