Lakuriqi i natës mund të jetë kura e kancerit dhe e COVID-19 tek njerëzit

Lakuriqi i natës mund të jetë kura e kancerit dhe e COVID-19 tek njerëzit

13:13, 29/09/2023
A+ Aa A-

 

Ndërsa është thënë shumë herë se këta gjitarë mund të kenë luajtur një rol në shfaqjen e COVID-19, shkencëtarët janë shprehur se lakuriqët e natës janë interesantë për t'u studiuar për shkak se kanë një aftësi për t'ju mbijetuar infeksione të tilla si COVID-19 dhe kanceri.

Sipas hulumtimit, të kuptuarit e mekanizmave të sistemit imunitar që u mundësojnë lakuriqëve të natës të shmangin infeksionet virale mund të hapë rrugën për të kuptuar se si mund të parandalohen sëmundjet epidemike që kalojnë nga kafshët te njerëzit.

Për të kryer studimin, studiuesit renditën gjenomet e dy llojeve të lakuriqëve të natës, lakuriqit të natës së frutave xhamajkane dhe lakuriqit me mustaqe mezoamerikane. 

Ekipi përdori teknologji të avancuar nga Oxford Nanopore Technologies dhe mostrat e lakuriqëve të natës të mbledhura nga Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore në Belize. 

Studiuesit më pas i krahasuan këto gjenome të lakuriqëve të natës me ato të gjitarëve të tjerë.

U përcaktua se kishte përshtatje në 6 proteina të lidhura me riparimin e ADN-së dhe 46 proteina të lidhura me kancerin te lakuriqët e natës.

"Ne vazhdojmë të gjejmë përshtatje të reja në gjenet antivirale dhe antikancerogjene"

“Duke krijuar këto gjenoma të reja të lakuriqëve të natës dhe duke i krahasuar ato me gjitarët e tjerë, ne vazhdojmë të gjejmë përshtatje të reja të jashtëzakonshme në gjenet antivirale dhe antikancerogjene”, tha Armin Scheben, autori kryesor i punimit duke shtuar:

"Ky është hapi i parë drejt transformimit të informacionit në kuptimin dhe trajtimin e sëmundjeve të tilla,"

Këto rezultatet hapin mënyra të reja për të kuptuar dhe studiuar lidhjet midis kancerit dhe imunitetit, duke ofruar shpresë se kjo njohuri nga lakuriqët e natës mund të çojë në trajtime të reja për sëmundjet njerëzore.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco