Nutricionisti Altin Joka: Recetat e mia shëruese janë vetë ushqimore

10:58, 28/09/2023
A+ Aa A-

Nutricionisti Altin Joka ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ në një bisedë mjaft interesante ku ndan me publikun informacione të rëndësishme të recetave shëruese, që sipas tij janë vetë ushqimore.

Ai ka treguar se të gjitha problemet e kequshqyerjes sot po ndikojnë drejtpërsëdrejti në metabolizëm, ku në vitin OKB nxorri alarmin që në Europën Perëndimore obeziteti po kalon në pandemi.

Pjesë nga intervista:

Flavio:  Ju nuk jeni ‘fansi’ i madh i dobësimit, cili është fokusi yt?

Altin Joka: Unë nuk jam thjesht nutricionist, jam i drejtuar drejt mjekësisë holistike ose siç njihet këtu mjekësia alternative. Mjekësia holistike është jo e bazuar në shkencë, ndryshe nga ajo popullore.

Flavio: Ti e ke zgjedhur pas një kërkimi të gjatë që të ekspozohesh në publik si njohës i kësaj fushe/ Si ka qenë fillimi yt?

Altin Joka: Unë e kam pasur dëshirë gjithmonë meqë jam marrë me ushqimin edhe më parë pasi e kam pasur pasion por edhe nga historitë e mia familjare. Duke pasur disa sëmundje të njëpasnjëshme nga anëtarë brenda familjes pashë që çalonte diçka te mjekësia pasi nuk kishin përmirësim. Kjo ka qenë një shtysë dhe ka qenë babi i cili ka humbur jetë disa vite më parë që kaloi një kalvar shumë të vështirë e të gjatë të mjekësisë. Më pas duke u sëmurë edhe vetë me të paktën 3 sëmundje që më zunë gradualisht në jetë, atëherë arrita që të fokusohem drejt një alternative tjetër.

Flavio: Punën e bëni vetëm online apo edhe fizikisht?

Altin Joka: Online dhe fizikisht. Kryesisht për shqiptarët e bëj online pasi jam larg nga këtu.

Flavio: Cila ka qenë gjëja e parë ose rregulli që t’i hoqe nga tryeza dhe e caktove si një ‘armik’ ushqimor?

Altin Joka: Padyshim që ka qenë sheqeri. Sheqeri në fund fare është një toksinë edhe pse ne e vlerësojmë si një toksinë, është një kalori boshe që në trup kthehet në toksinë dhe në shumicën e rasteve ai metabolizohet njëjtë me alkoolin. Edhe kur ne i japim fëqmijëve tanë sheqer ne poi  metabolizojmë në mëlçi. Kosumi i sheqerit sot është rritur 4-6 fish më shumë nga ajo që ka qenë para dy dekadash.

Flavio: Prandaj jemi më të shëndoshë se dy dekada më parë?

Altin Joka: Jemi më të shëndoshë, pai kemi nivel më të lartë të hiperaktivitetit dhe obezitetit te fëmijët. P.sh 2022 OKB nxorri alarmin që në Europën Perëndimore obezitetin po kalon në pandemi. Faktikisht obeziteti është lidhur me 14 kancera të ndryshëm dhe ky nuk është një problem vetëm për peshën por edhe për sistemin nervor.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco