A është e mundur të jetosh shëndetshëm deri në moshën 120 vjeç?

A është e mundur të jetosh shëndetshëm deri në moshën 120 vjeç?

10:36, 27/09/2023
A+ Aa A-

Njerëzimi ka kërkuar sekretin e jetëgjatësisë në çdo periudhë të historisë. 

Ndërsa ekspertët rekomandojnë receta për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, mjeku i famshëm amerikan Ernst von Schwarz gjithashtu deklaroi se një jetë e gjatë është e mundur falë shkencës.

Duke thënë se njerëzit janë më efektivë në jetë falë shkencës, Schwarz deklaroi se me zhvillimet e shpejta në qelizat staminale, është e mundur që njerëzit të jetojnë të shëndetshëm deri në moshën 120 vjeçare.

Schwarz është shprehur se “terapia me qeliza staminale konsiderohet zbulimi më i rëndësishëm në mjekësinë moderne” dhe deklaroi se 150 vite jetë do të jenë normale deri në fund të shekullit.

Por nuk është vetëm terapia me qeliza staminale e mjaftueshme për një jetë të gjatë  por edhe ndjekja e një diete mesdhetare, stërvitja dhe lënia e duhanit janë gjithashtu ndër faktorët që zgjasin jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco