Ilaçet për humbje peshe mund të trajtojnë varësinë ndaj alkoolit dhe demencën

Ilaçet për humbje peshe mund të trajtojnë varësinë ndaj alkoolit dhe demencën

09:59, 08/09/2023
A+ Aa A-

Ilaçet për humbjen e peshës mund të trajtojnë varësinë ndaj alkoolit dhe demencën. Është ky studimi i fundit i bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill, sipas së cilëve medikamentet me semaglutide si Ozempic dhe Wegovy po studiohen për të parë nëse ato mund të ndihmojnë në trajtimin e personavze që kanë probleme me alkoolin apo problemet e shëndetit mendor.

Ozempic (një ilaç për diabetin e tipit 2) dhe Wegovy (i cili është i licencuar për humbje peshe), përmbajnë ilaçin semaglutide, ndërsa një ilaç i ngjashëm sikurse është liraglutide, është i disponueshëm për të dy qëllimet me emra të ndryshëm markash.

Këto medikamente janë bërë jashtëzakonisht të njohura, jo vetëm sepse ato mund t’i ndihmojnë njerëzit të humbin më shumë se 10% të peshës së tyre trupore, por sepse studiuesit shpresojnë se ilaçet mund të sjellin përfitime të mëtejshme.

 “Ne e dimë se barnat në këtë klasë janë jashtëzakonisht efektive për disa rezultate të rëndësishme shëndetësore – shumë prej të cilave mund të ndikojnë në jetëgjatësinë dhe cilësinë për jetën. Në disa mënyra ka një ndjenjë se disa nga këto mund të jenë shumë të mira për të qenë të vërteta. Por unë mendoj se çdo përfitim i mundshëm duhet të hetohet”, tha Dr Christian Hendershot, drejtor i programit të kërkimit të varësisë klinike dhe përkthimore në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill.

Këtë muaj kompania që prodhon Wegovy, Novo Nordisk, njoftoi se ilaçi për humbjen e peshës mund të zvogëlojë rrezikun e ngjarjeve të mëdha kardiovaskulare, të tilla si goditje në tru ose sulm në zemër, me 20% te njerëzit që janë mbipeshë ose që jetojnë me obezitet.

Por shkencëtarët thonë se nuk është e qartë nëse rezultatet janë vetëm për humbjen e peshës, duke theksuar se është e mundur që ilaçi mund të ketë efekte të drejtpërdrejta në enët e gjakut ose në zemër.

Ekspertët gjithashtu shpresojnë se barnat si semaglutide mund të bëjnë një ndryshim në sindromën e vezores policistike (PCOS). Çrregullimi, që mendohet se prek rreth 8-13% të grave të moshës riprodhuese, mund të shkaktojë perioda të parregullta, çekuilibër hormonal dhe infertilitet. Ajo është gjithashtu e lidhur me rezistencën ndaj insulinës dhe një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco