Studimi zbulon një shenjë të re që paralajmëron demencën

Studimi zbulon një shenjë të re që paralajmëron demencën

22:46, 04/09/2023
A+ Aa A-

Zbulimi i hershëm i demencës është thelbësor për të marrë trajtim në kohë dhe për të kontrolluar efektet e kësaj patologjie.

Demenca nuk është një sëmundje specifike, por një term që i referohet një ndryshimi në aftësinë për të kujtuar, menduar ose marrë vendime, dhe që pengon kryerjen e aktiviteteve të jetës së përditshme. Por, shenja e fundit që tregon herët se mund të keni demencë mënyra se si ecni.

Sipas studimit të kryer nga shkencëtarët nga Universiteti i Minesotës (Shtetet e Bashkuara) dhe Universiteti Monash (Australi), i publikuar në JAMA Network Open, ecja më ngadalë në pleqëri mund të jetë një simptomë e demencës. Për të arritur në këtë përfundim, ekspertët ekzaminuan 17 000 pacientë mbi moshën 75 vjeç për të analizuar shpejtësinë e tyre të ecjes dhe funksionin njohës gjatë shtatë viteve.

Siç zbuluan studiuesit, ata të moshuar ritmi i të cilëve u ul me 0,05 metra në sekondë çdo vit të periudhës së studiuar, kishin shenja të përkeqësimit mendor.

Lidhur me shkakun që lidh dy gjërat, ekspertët vunë në dukje përkeqësimin e mundshëm të trurit që do të ndodhte në rajonet e trurit të lidhura me kontrollin e ritmit dhe të ecjes. Rreziku i demencës u rrit në ata pacientë që kishin një rënie si në njohjen ashtu edhe në shpejtësinë e ecjes.

Ata kërkuan gjithashtu masa shtesë në këtë drejtim, me qëllim zbulimin sa më të shpejtë të shenjave të demencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco