5 ushqimet që nuk duhet t’i hani kur udhëtoni në një anije

5 ushqimet që nuk duhet t’i hani kur udhëtoni në një anije

09:25, 02/09/2023
A+ Aa A-

Njësoj si restorantet, anijet turistike duhet të ndjekin një standard cilësie kur vjen puna tek ushqimi që u serviret pasagjerëve.

Ka disa elementë sigurie që duhen respektuar, nga nxehtësia tek produktet e freskëta që duhet përzgjedhur për të garantuar shijen dhe sigurinë e atyre që udhëtojnë në anije. Nëse edhe ju doni të ndiheni të sigurt në udhëtimin tuaj të radhës me anije, shmangni këto pesë ushqime:

Produkte të papasterizuara

Produktet e papasterizuara janë bazë për gjëra të frikshme, si bakteret e salmonelës dhe listerisë. Nëse do të pini qumësht ose do të hani vezë, sigurohuni që ato të jenë të pasterizuara. Në të kundërt, pushimet do të kthehen në më të këqijat e jetës suaj. 

Vaktet e natës

Shumica e anijeve kanë bufe gjatë natës ose opsione ushqimi 24-orëshe, por ushqimi pas mesnatës, i cili shpesh përfshin produkte të yndyrshme dhe të kripura mund t'ju bëjë të ndiheni të plogësht dhe të fryrë ditën tjetër.

Ushqim i ftohtë

Ushqimet duhet të gatuhen në një temperaturë deri në 140 gradë ose edhe më shumë për të vrarë bakteret dhe për të qenë të sigurta kur të konsumohen. Nëse ushqimi nuk është i nxehtë majftueshëm, të paktën sigurohuni që të ketë avull në pjatë.

Ujë rubineti

Hidratimi është çelësi në çdo pushim, veçanërisht nëse po arratiseni në një destinacion plazhi, por mos pini ujë kudo ku anija ankorohet gjatë ditës. Shumë vende nuk kanë ujë të pijshëm të pastër, kështu që është më e sigurt që ta blini.

Salcat

Kur salcat qëndrojnë në diellin e nxehtë për orë të tëra, ato janë të ndjeshme ndaj baktereve. Nëse salca ka kohë që qëndron në tavolinë, më mirë kërkoni për një shishe tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco