Studimi: 4 kategoritë e njerëzve që duhet të shmangin kanabisin

Studimi: 4 kategoritë e njerëzve që duhet të shmangin kanabisin

13:27, 31/08/2023
A+ Aa A-

Adoleshentët, të rinjtë, gratë shtatzëna, shoferët dhe njerzit me probleme mendore duhet të shmangin kanabisin, sipas studimit më të madh shëndetësor të këtij lloji.

Megjithatë cannabidiol (përbërës që gjendet në marijuanë) mund të ndihmojë në reduktimin e krizave te pacientët me epilepsi dhe ilaçet me bazë kanabisi mund të ndihmojnë me sklerozën e shumëfishtë, dhimbjet kronike, sëmundjet inflamatore të zorrëve dhe në kujdesin paliativ.

Studimi, i cili u publikua në BMJ, zbuloi se ndonëse përbërësit e kanabisit mund të jenë të dobishëm për njerëzit me gjendje të caktuara, konsumi i drogës mund të jetë e dëmshme për grupet e tjera të njerëzve.

Ekspertët analizuan të dhënat nga 101 studime mbi përdorimin e kanabisit. Studimet që u morën në konsideratë datojnë nga viti 2002 deri në vitin 2022 dhe trajtojnë efektet e kombinimeve të ndryshme të kanabisit, kanabinoideve dhe ilaçeve me bazë kanabisi në shëndet.

Sipas të dhënave, kanabisi rriti rrezikun e aksidenteve të shoferëve dhe çoi në rezultate të dobëta për foshnjat kur gratë shtatzëna përdornin ilaçin. Autorët thanë se kanabisi duhet shmangur nga të rinjtë sepse truri i tyre është ende në zhvillim.

Kanabisi në përgjithësi nuk është i ligjshëm në një mori vendesh, por kanabisi medicinal – ose ilaçet me bazë kanabisi – mund të përdoren, gjithmonë me miratimin e mjekut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco