Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit mbi Mbidozën/ Ç’duhet të dimë?

Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit mbi Mbidozën/ Ç’duhet të dimë?

12:13, 31/08/2023
A+ Aa A-

Kjo ditë shënohet sot më 31 gusht dhe fokusohet në uljen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga ky fenomen.

Duhet të dimë që përveç vdekjes, mbidozat e drogës shkaktojnë edhe lëndime të përhershme. Një mesazh i rëndësishëm që synon të japë kjo ditë është që mbidozat janë plotësisht të parandalueshme.

Fatkeqësisht numri i vdekjeve të lidhura me mbidozën vazhdon të rritet. Sipas statistikave, 27% e vdekjeve në botë ndodhin nga mbidozat e drogës.

Një tjetër synim i ditës përfshin edhe edukimin. Duke marrë njohuri si të parandalojmë mbidozat, të gjithë mund të jemi në gjendje të shpëtojnë një jetë.

Si fillim duhet të njohim simptomat që shfaq një person që ka kaluar në mbidozë, që janë:

Shenjat vitale të paqëndrueshme.

Përgjumje

Konfuzion

Lëkura që është ose e ftohtë dhe e djersitur ose e nxehtë dhe e thatë

Të vjella

Mënyra më e mirë për të parandaluar një mbidozë sigurisht është të mos përdorësh fare lloje të drograve. Megjithatë është e rëndësishme të bisedoni dhe të kërkoni ndihmë para se rezultati të jetë fatal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco